Shtëpia

World University Service of Germany (WUS) - Scholarships and additional Offers for Albanian Students

Ditën e enjte me datë 18 Maj, World University Service of Germany (WUS) në bashkëpunim me Zyrën e Këshillimit të Karrierës zhvilluan një takim me studentët e Universitetit të Shkodrës.

Shoqata gjermane World University Service of Germany (WUS) me qendër në Wiesenbaden të Landit të Hessenit  në Gjermani ,ka si qëllim të mbeshtesë elitat studentore në vende të ndryshme të botës.

Takimi u hap nga znj. Nevila Bushati përfaqësuese e Zyrës së Këshillimit dhe Karrierës,e cila shprehi kënaqësinë e bashkëpumit dhe frymën e nxitjes tek studentët  tek WUS.

Znj. Eda Terezi koordinatore e kësaj shoqate në Tiranë, dha informacion mbi bursat që ofrohen nga ana e tyre ku nxiti dhe theksoi rëndësinë e aplikimit dhe trajnimit të studentëve duke bërë të qartë kriteret paraprake.

Aktiviteti zgjoi interesin e shumë studentëve , i cili u mbyll me diskutime lidhur me procedurat dhe praktikat e aplikimit.

Informacion më të zgjeruar mund t’a gjeni tek dokumentët bashkëngjitur.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).