Shtëpia

Vendimi nr. 329 datë: 25/07/2016 - PËR MIRATIMIN E FORMULA VE TË PËRZGJEDHJES TË KANDIDATËVE QË APLIKOJNË PËR TË NDJEKUR STUDIMET PRANË U.SH-SË DHE KOEFICIENTËVE TË SHKOLLAVE TË MESME

Në mbështetje të ligjit nr. 80/2015 ”Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.407 datë 01.06.2016 "Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të pare dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë. për vitin akademik 2016-2017” dhe udhëzimit nr. 13 datë 22.07.2016. "Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit ne programet e ciklit parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit dytë, me kohë të plotë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017” me propozim të dekanateve, Senati Akademik në mbledhjen e tij të datës 25.07.2016 me votim unanim

VENDOSI:

1.   Miratimin e formulave të përzgjedhjes së kandidatëve konkurrues që aplikojnë për të ndjekur studimet pranë U.SH-së në programet e studimit ‘'Bachelor” që ofron institucioni (bashkangjitur këtij vendimi). link

2.   Miratimi i koeficienteve të shkollave të mesme (bashkangjitur këtij vendimi).   link

3.   Ti dërgohen në formë elektronike dhe shkresore Qendrës Ndëruniversitare të Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik dokumentet e miratuara në pikën 1 dhe pikën 2.

4.   Ngarkohet zv.Rektori dhe Dega e kurikulave. kërkimit shkencor dhe standardeve për zbatimin e këtij vendimi.

 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).