Shtëpia

Vendim nr. 341 datë: 15/08/2016 - PËR MIRATIMIN E RREGULLOREVE PËR KONKURSET E PRANIMIT

Në mbështetje të ligjit nr. 80/2015 "Për arsimin e Iartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë" neni 38 pika 1 germa d, me propozim të Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Senati Akademik në mbledhjen e tij të datës 15.08.2016:

V E N DOSI:

1. Miratimin e rregulloreve për konkurset e pranimit në programet e studimit (bashkëlidhur këtij vendimi )

  • Rregullore për konkursin e pranimit në programin e studimit Bachelor në Edukim fizik dhe Sporte.
  • Rregullore për konkursin e pranimit në programin e studimit Bachelor në Pikturë dhe grafikë.
  • Rregullore për konkursin e pranimit në programin e studimit Bachelor në Pedagogii Muzikore.

2. Ngarkohen Zv.rektori, Dega e Kurrikulave dhe Kërkimit Shkencor Dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).