Shtëpia

Vendim nr. 340 datë: 15/08/2016 - PËR MIRATIMIN E TARIFËS SË KONKURSEVE NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE (BACHELOR), SISTEMI ME KOHË TË PLOTË, VITI AKADEMIK 2016-2017

Në mbështetje të Ligjit nr.80, dt.22.07.2015 "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor ne institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë", udhëzimit të MAS nr.13, date 22.07.2016 "Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dyte, me kohë të plotë, në institucionet e arsimit të Iartë, për vitin akademik 2016-2017" dhe sipas propozimit të Fakultetit të Shkencave të Edukimit (vendimi i FSHE nr.8, dt.29.07.2016), Senati Akademik i Universitetit të Shkodrës" Luigj Gurakuqi" në mbledhjen e tij të datës 15.08.2016 :

VENDOSI

1 . Të miratojë tarifën e konkurseve në programet e ciklit të parë të studimeve (bachelor), sistemi me kohë të plotë, viti akademik 2016-2017"

  •  Në programin e ciklit të parë bachelor në degën "Edukim fizik dhe sporte" tarifa e konkursit  5.000  lekë.
  •  Në programin e ciklit të parë bachelor në degën "Pedagogji muzikore" tarifa e konkursit  5.000 lekë.
  •  Në programin e ciklit të parë bachelor në degën "Pikturë Grafikë" tarifa e konkursit 5.000 lekë.

        2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

Bashkangjitur gjeni dhe faturat përkatëse.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).