Shtëpia

Udhëzim: “Për procedurat e regjistrimit në Raundin e Tretë”

Bazuar në Udhëzimin nr.23.datë 16.10.2017 të Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë udhëzoj Fakultetet dhe sekretaritë mësimore për procedurat që do të zbatojnë në Raundin e tretë të regjistrimeve.

Raundi tretë

1.Regjistrimi

Procesi i regjistrimeve në raundin e tretë zgjat nga data 16 tetor deri me 26 tetor 2017.

Nga data 16 tetor deri me datën 26 tetor vijojnë regjistrimet e kandidatëve që kanë aplikuar në raundin e parë dhe në raundin e dytë. Regjistrimet bëhen nëpërmjet portalit u-albania.

Të drejtën e regjistrimit në raundin e tretë e kanë kandidatët që nuk rezultojnë të regjistruar në një program studimi. Regjistrimi bëhet nga data 16 deri 24 tetor 2017 në përputhje me numrin e kuotave.

Sekretaritë mësimore në procesin e regjistrimit të kandidatëve detyrohen të zbatojnë renditjen e kandidatëve në raundin e dytë deri në plotësimin e kuotave. Për kuotat e paplotësuara zhvendoset vija e kuqe.

2. Plotësimi i kuotave

Në programet e studimit në të cilat nuk plotësohen kuotat hapet procesi i aplikimit.

  1. Aplikimi

Kanë të drejtën të aplikojnë:

  • kandidatët që kanë rezultuar  fitues në raundin e parë dhe të dyte por nuk  rezultojnë të regjistruar në një program studimi në raundin e parë apo të dytë
  • kandidatët që kanë aplikuar dhe nuk  janë shpallur fitues në raundin e parë apo të dytë
  • kandidatët që nuk kanë aplikuar  në raundin e parë dhe të dytë.

Kandidatët bëjnë aplikimin në sekretaritë e fakulteteve përkatëse që mbulojnë programin e studimit që ka zgjedhur kandidati. Aplikimi bëhet nga data 17 deri me 24 tetor 2017. Orari i dorëzimit të aplikimeve është nga ora 8.00 deri në orën 16.00.

2. Renditja

Kandidatët që aplikojnë përzgjidhen dhe renditen nga njësitë bazë përkatëse dhe miratohen nga drejtuesi i njësisë kryesore, dekani. Lista e kandidatëve fitues shpallet në faqen zyrtare online të USH dhe në mjediset e Fakulteteve deri me datën 24 tetor 2017. Listat e aplikantwve i dërgohet QSHA në formë elektronike dhe në hard kopy brenda datës 24 tetor 2017. Një kopje elektronike e këtyre listave ngarkohet në portalin u-albania.

3. Regjistrimi

Regjistrimi i kandidatëve të shpallur fitues do të bëhet pranë sekretarive mësimore përkatëse nga data 25 tetor 2017 deri me 26 tetor 2017.

Për regjistrim kandidatët duhet të paraqesin në sekretari dokumentet e regjistrimit të përcaktuar në Udhëzimin nr.15 datë 19.05.2017 të Ministrit të Arsimit e Sporteve pika C, 6.

                                                                                                            REKTORI

                                                                                                Prof.Dr. Adem Bekteshi

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).