Shtëpia

Takim mes Prof. Margareth Phraser nga Universiteti i Metropolitan State ne Denver dhe përfaqësues të Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”

Ditën e hënë datë 09.10.2017 u zhvillua një takim mes Prof. Margareth Phraser nga Universiteti i Metropolitan State në Denver dhe përfaqësues të Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Ky takim u zhvillua në kuadër të nxitjes së bashkëpunimit mes këtyre dy Universiteteve pas marrëveshjes së firmosur nga palët respektive.

Bashkëbisedimi u fokusua në fushat dhe mënyrat e bashkëpunimit.  Gjatë takimit Prof.dr. Adem Bekteshi shprehi kënqësinë e tij për këtë bashkëpunim i cili do të përqëndrohet në fushën e edukimit, veçanërisht në  trajnimin e stafit dhe shkëmbimin e studentëve.

Ndër të tjera prof. Phraser duke patur një bashkëpunim të gjërë me Fakultetin e Shkencave të Edukimit theksoi mbështetjen për mbarëvajtjen e marrëdhënieve dhe partneritetit me Universitetin e Shkodrës veçanërisht në fushën e edukimit.

Në vazhdim të vizitës së saj në Universitet prof. Phraser e cila gëzon një karrierë të gjërë në fushën akademike veçanërisht në shkencat e edukimit, cila zhvilloi një workshop lidhur me programet e studimit si dhe metodologjinë e mësimdhënies përmes videove mësimore, ku pjesëmarrës ishin pedagogët që kryesisht mbulojnë masterat e mësuesisë.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).