Shtëpia

Shpallet miratimi përfundimtar i konkurrentëve fitues.

Bazuar në piken 4 të nenit 17 të "Rregullores për zënien dhe ruajtjen e vendit të punës" datë 24.11.2009, njoftohen pedagogët e poshtëshënuar se pas mbarimit pesë ditor të afatit të ankimimit është bërë miratimi përfundimtar i propozimeve të komisioneve Ad-hoc për mësimdhënës me kohë të plotë për departamentet si më poshtë vijon :

1. Edouardo Natale tek Departamenti i Romanistikës,

2. Adelina (Bylyku) Kakija tek Departamenti Psikologjisë dhe punës sociale,

3. Ermal Milla tek Departamenti Edukimit fizik e sporteve,

4. Gentiana ( Qose ) Nicaj tek Departamenti i Edukimit fizik e sporteve,

5. Sead Baraku tek Departamenti i Turizmit.

 

Pedagogët e lartpërmendur duhet të paraqiten brenda kësaj jave pranë departamenteve përkatës për të firmosur akt-marrëveshjet dhe për të marrë ngarkesen vjetore konform pikës 18 të Udhëzimit nr.20 të MASR "Për veprimtarinë e personelit akademik në institucionet publike të arsimit të lartë"

 

V.O. Shtetasit e huaj duhet të kenë parasysh që të paisen menjëherë me Leje Qëndrimi dhe Leje Punësimi nga institucionet përkatëse konform bazës ligjore në fuqi të Republikës së Shqipërisë. 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).