Shtëpia

Rinovimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Universitetit të Malit të Zi

Më datë 3 maj 2018, u bë rinovimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Universitetit të Malit të Zi. Takimi u zhvillua në ambientet e rektoratit dhe delegacioni i Universitetit të Shkodrës përbëhej nga: prof. dr. Adem Bekteshi (Rektor i Universitetit të Shkodrës), prof.as.dr.Ilir Berhani (Zv. Rektor), prof.dr. Mimoza Priku (Dekane e Fakultetit të Shkencave Shoqërore) dhe prof.as.dr. Fatmir Vadahi (Dekan i Fakultetit të Shkencave të Edukimit). Delegacioni i Universitetit të Malit të Zi përbëhej nga: prof. dr.Danilo Nikolic (Rektor) dhe prof. dr. Dusko Bjelica (Presidenti i Bordit të Administrimit).

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është inkurajimi i bashkëpunimit midis dy universiteteve në mbështetje të shkëmbimeve të stafit akademik dhe të studentëve; hartimit të projekteve dhe eksperiencave të përbashkëta, programeve në fushën e informacionit dhe komunikimit etj. Rektori i Universitetit të Shkodrës, prof dr. Adem Bekteshi, cilësoi rëndësinë e bashkëpunimit përsa i përket projekteve të përbashkëta si dhe kërkimeve shkencore në lidhje me liqenin e Shkodrës, si dhe organizimin e konferencave ndërkombëtare të përbashkëta etj. Prof. dr.Bekteshi theksoi faktin se USH do të vazhdojë të mbështesë me staf akademik degën e mësuesisë në gjuhën shqipe, të hapur në Universitetin e Malit të Zi, ku aktualisht japin mësim 22 pedagogë. Një fokus tjetër i rëndësishëm është hapja e Studimeve Doktorale në fushën e mësuesisë. Për këtë, Rektori Bekteshi, kërkoi mbështetje nga ana e Universitetit të Podgoricës për staf, ide, organizim etj. Gjithashtu, rektori theksoi faktin, që ardhja e një profesori të specializuar në gjuhën malazeze do të ishte në interes, pasi vitet e fundit, në Universitetin e Shkodrës zhvillohet lënda e gjuhës malazeze si lëndë me zgjedhje.

Rektori i Malit të Zi, prof. dr.Danilo Nikolic, duke cilësuar faktin e një bashkëpunimi të suksesshëm disavjeçar me Universitetin e Shkodrës, u shpreh i gatshëm për vazhdimin e këtij bashkëpunimi në kuadrin e projekteve të përbashkëta europiane për liqenin e Shkodrës, kërkimeve shkencore, konferenca  e workshope të përbashkëta. Më tej, prof. Nikolic u shpreh mikpritës për stafin akademik që do të japë mësim në Malin e Zi, por gjithashtu, shprehu kënaqësinë e tij për përzgjedhjen e një profesori nga Mali i Zi për mësimdhënien e gjuhës malazeze në Universitetin e Shkodrës. Marrëveshja e bashkëpunimit do të jetë pararojë e zgjerimit të projekteve dhe të bashkëpunimeve afatagjata akademike.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).