Shtëpia

Raundi i tretë i regjistrimeve në Univerisitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi". Viti akademik 2017-2018

Bazuar në Udhëzimin nr.23.datë 16.10.2017 të Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë kanë të drejtën të aplikojnë për programin e preferuar të studimit:

kandidatët që kanë rezultuar fitues në raundin e parë dhe të dyte por nuk rezultojnë të regjistruar në një program studimi në raundin e parë apo të dytë

kandidatët që kanë aplikuar dhe nuk  janë shpallur fitues në raundin e parë apo të dytë

kandidatët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë dhe të dytë.

Aplikimi bëhet në sekretaritë e fakulteteve përkatëse nga data 17 deri me 24 tetor 2017.

Orari i dorëzimit të aplikimeve është nga ora 8.00 deri në orën 15.00.

Kandidatët që aplikojnë përzgjidhen dhe rankohen/ renditen nga njësitë bazë / departamentet përkatëse dhe miratohen nga drejtuesi i njësisë kryesore / dekani.

  •                 Lista e kandidatëve fitues i dërgohet QSHA dhe një kopje elektronike e këtyre listave ngarkohet në portalin u-albania.
  •                 Regjistrimi i kandidatëve të shpallur fitues do të bëhet pranë sekretarive mësimore përkatëse nga data 24 tetor 2017 deri me 26 tetor 2017.

Për regjistrim kandidatët duhet të paraqesin në sekretari  dokumentet e regjistrimit të përcaktuar në Udhëzimin nr.15 datë 19.05.2017 të Ministrit të Arsimit e Sporteve pika C, 6.

                                                                                                               

                                                                                                                                                REKTORI

                                                                                                                                Prof.Dr. Adem Bekteshi

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).