Shtëpia

NJOFTIM - Qendra e Ekselencës së USH

Qendra e Ekselencës së USH në bashkëpunim me Departamentin e Administrim-Biznesit të Fakultetit Ekonomik dhe Departamentin e Punës Sociale dhe Psikologjisë të Fakultetit të Shkencave të Edukimit ju ftojmë të merrni pjesë në WORKSHOP-in e 2-të për “Përditësim me Metodat e Kërkimit Cilesore & Sasiore”  me fokus dizenjimin e pyetësorit dhe analizën faktoriale që do të organizohet me datë 4 dhe 5 Maj 2018 në Sallën 307, kati i 3-të në Fakuletin Ekonomik (pranë Rektoratit).
Ky Workshop do të jetë një mundësi e mirë socializimi për stafet akademike, studentët e Masterve Shkencor (MSc), dhe përfaqesues nga institucionet publike dhe private. Çështjet e ngritura do të jenë të përqëndruara rreth problematikave të dizenjimit të pyetsorëve si një instrument për mbledhjen e të dhënave, shpërndarja e tij dhe sfidat në proçedurën e kampionimit, analiza faktoriale (CFA), analiza e komponentëve kryesor (PCA), duke u bazuar në materiale teorike shoqëruar me raste studimore. Të interesuarit preferohet të jenë kryesisht kërkues në fushat ekonomike dhe sociale të cilët janë të angazhuar me përdorimin e metodave sasiore dhe cilësore të kërkimit shkencor.
 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).