Shtëpia

Njoftim punësimi - Fakulteti i Shkencave të Natyrës - Departamenti i Infermjerisë

Njoftohen të gjithë të interesuarit se në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” shpallet konkursi për vend të lirë pune në Fakultetin e Skencave të Natyrës, Departamenti i Infermjeristikës, programi i studimit “Fizioterapi”, për pozicionin lektor/e me kohë të plotë për lëndët “Metodat dhe teknikat e reabilitimit”, “Vlerësimi funksional dhe muskolo-skeletik”. 

                             

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere specifike :

Të kenë kryer arsimin e lartë në sistemin me kohë të plotë, në degën “Fizioterapi” me notë jo më të ulët se 8.5.

Të ketë përfunduar studimet “MSH” në “Fizioterapi” me kohë të plotë, me notë mesatare jo më të ulët se 9, ose “DIND” (300 kredite) në profilin “Fizioterapi”, me notë mesatare jo më të ulët se 9.

Për të diplomuarit jashtë vendit kërkohet certifikata e njohjes nga MASR.

Të njohë një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglisht) me notë jo më të ulët se 8 ose të ketë mbrojtur një nga pesë gjuhët e njohura nga Kuadri i Përbashkët Evropian i Referencave për gjuhët në nivelin C1.

Të kenë noten mesatare të grup-lëndëve, për të cilat konkurohet mbi 9.

Të kenë noten e provimit të diplomës si dhe noten e provimit të MSH jo më pak se 9.

Të kenë dhënë provim universitar dhe/ose pasuniversitar lëndën për të cilën pretendojnë të jenë lektorë.

Preferohen që kandidatët të kenë :

1. titull akademik apo gradë shkencore “Doktor”

2.eksperiencë pune në mësimdhënie në shkollen e lartë, në lënden “Fizioterapi”

3.të kene aktivitet botues,

4.të kenë eksperiencë pune mbi dy vjet në profilin përkatës,

Shtetasit e huaj duhet të kenë leje pune dhe leje qëndrimi.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme :

Të kenë zotësi të plotë veprimi.

Të zotërojnë aftësi profesionale specifike për vendin e punës për të cilin konkurrojnë.

Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional.

Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale.

Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

Të mos kenë kryer krime të parashikuara nga kodi penal i Republikës së Shqipërisë.

Të mos jenë larguar nga USH pa miratimin e këtij të fundit.

Të mos kenë lidhje familjare (bashkëshort/bashkëjetues, bir, bijë dhe fëmijët e tyre), gjinie (prindër, motër e vëlla dhe fëmijët e tyre, emtë a ungj) apo krushqie (prind, fëmijë, vëlla/motër i/e bashkëshortit/es dhe bashkëshort/bashkëjetues i fëmijëve) me punonjës ekzistues brenda njësisë bazë apo ndihmëse ku kërkojnë të punësohen.

Të mos kenë prishur në mënyrë publike imazhin e USH.

 

Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente :

  1. Të aplikojë “on-line” në faqen zyrtare të USH në internet në adresen : www.unishk.edu.al. (rubrika punësime) 

  2. Letër-motivimi dhe jetëshkrim (CV) me foto personale.

  3. Diplomë të Shkollës së Lartë (Bachelor, MSH ose DIND) në specialitetin “Fizioterapi”dhe lista përkatëse e notave të njohura zyrtarisht ose fotokopje të noterizuara. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet certifikata e njohjes nga MASR.

  4. Dëshmi e titullit akademik dhe/ose gradës shkencore “Doktor” në specialitetin “Fizioterapi”.

  5. Dy rekomandime nga mësimdhënës me tituj shkencorë në profilin “Fizioterapi”.

  6. Fotokopje të artikujve të botuar, teksteve universitare apo parauniversitare, projekte shkencore, punime të tjera.

  7. Dëshmi e gjuhës së huaj të njohur zyrtarisht nga institucionet shtetërore, ose fotokopje e noterizuar.

  8. Dëshmi për kualifikime të ndryshme, pjesëmarrje në konferenca, seminare, workshope etj.

  9. Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti + vërtetim gjykate + vërtetim prokurorie + vërtetim nga zyra e përmbarimit)

10. Dëshmi e gjendjes mjekësore (kartë shëndeti + librezë shëndetsore + raport mjekoligjor për aftësi në punë).

11. Vërtetim dhe/ose referencë nga qendra e punës në të cilën ka punuar ose punon dhe/ose vërtetim papunësie nga Zyra e Punës.

12. Deklaratë që provon kushtet e pikës 3/c të nenit 8 të Rregullores së posaçme të Universitetit për Zënien dhe Ruajtjen e vendit të punës (për moslidhje farefisnore).

13. Çertifikatë familjare dhe dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaporte, letërnjoftimi ID).

14. Vërtetim rajoni për adresen/rezidencen e banimit, (kontratë qiramarrje).

15. Listë përmbledhëse e dokumenteve të dorëzuara nga konkurenti.

16. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme.

 

      Shënim : Kontrata e punës do të jetë me afat 1 – vjeçar (vit kalendarik) me të drejtë rinovimi.

- Kandidatët duhet të bëjnë aplikimin “on-line” dhe të dorëzojnë me postë dokumentacionin e mësipërm deri më datë 23.12.2017.

- Konkursi  do të zhvillohet me dosje, dhe/ose testim, dhe/ose intervistë me datë 26.12.2017, sipas orarit që do të përcaktojë Departamenti i Infermjerisë.

- Kandidatët që kualifikohen do të njoftohen me e-mail nga kryetari i komisionit ad-hoc deri më 30.12.2017.

- Për hollësi të mëtejshme, si programi, mënyra e zhvillimit të konkursit dhe ora e saktë, t’i drejtoheni Dekanatit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe/ose Degës së Burimeve Njerëzore.

                                       

                  R  e  k  t  o  r  i

                                                                                                                            Prof. dr. Adem BEKTESHI

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).