Shtëpia

Njoftim për studentët mbi regjistrimin në aktivitetin “Modeli Simulues i Institucioneve të BE-së 2018”.

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) siç është bërë traditë çdo vit, organizon në kuadër të Muajit të Europës me mbështetjen e European Movement International dhe Programit Europe for Citizens mbështetur nga Bashkimi Europian, Modelin Simulues të Institucioneve të BE-së 2018.

 

Për këtë ftojmë të gjithë studentët e universiteteve publike dhe private si brenda Tiranës, ashtu edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë të aplikojnë për tu bërë pjesë e Aktivitetit.

Qëllimi i kësaj iniciative është rritja e njohurive të studentëve mbi vendimmarrjen dhe procedurat legjislative në institucionet e BE-së, si dhe përmirësimi i aftësive të tyre negociuese.

- Trajnimi mbi procedurat, rregulloren e vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave të BE-së, si dhe Komisionit dhe Parlamentit Europian do të zhvillohet në fund të prillit.
- Simulimi i Institucioneve të BE, me 60 studentët e përzgjedhur do të zhvillohet në fillim të majit.

Në përfundim të aktivitetit të gjithë studentët do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje.
Ndërkohë që 3 studentët e dalluar për secilin institucion do të vlerësohen me çmim nga një juri e përbërë nga ekspertë të fushës së Integrimit Europian, përfaqësues të shoqërisë civile dhe fushës akademike.

Tema e përzgjedhur për Modelin e institucioneve të BE-së, është Direktiva 2014/36/BE - “Mbi kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta për qëllime punësimi si punonjës sezonal”

Simulimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Studentët duhet të jenë të paktën në vitin e tretë të nivelit të studimeve Bachelor, dega Drejtësi, Shkenca Sociale, Shkenca Komunikimi, Studime Europiane e të tjera të ngjashme.

Studentëve nga Universitetet e tjera të Shqipërisë do u mundësohet rimbursimi i kostove të transportit.

Të gjithë të interesuarit ftohen të plotësojnë Formularin e Aplikimit që e gjejnë këtu: https://goo.gl/forms/VoOAAUWJYEVGyLxe2

Afati i fundit i aplikimit është data 11 Prill 2018, ora 18:00

 

 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).