Shtëpia

NJOFTIM PËR SHTYP

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

 

Shkodër, më  23.12.2017

 

NJOFTIM PËR SHTYP

 

 

Administrata e Universitetit të Shkodrës ´´Luigj Gurakuqi´´duke marrë shkas nga kronika investigative e transmetuar në emisionin ´´STOP´´ të TV Klan, të datës 22.12.2017 ju informon si më poshtë:

Kronika e transmetuar ka disa pasaktësi në trajtimin e çështjes së ngritur për  disa kategori të studentëve që përfitojnë përjashtimin nga tarifa vjetore e shkollimit.

Sipas njoftimit të datës 15.11.2017  në faqen zyrtare të universitetit www unishk.edu.al vazhdon aplikimi për përfitimin e këtij lehtësimi për kategoritë në nevojë, sipas VKM nr.269 të datës 29.03.2017 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”

Për rastin e publikuar në emisionin ´´STOP´´ kemi sqaruar gazetaren e interesuar Rudina Muça, përpara se ta transmetonin kronikën,  përmes një e-mail zyrtar të datës 05.12.2017, ku theksohet se aplikimet vazhdojnë dhe rastet  do të shqyrtohen.

Përsa i përket përfshirjes në kronikën televizive të rektorit dhe zv.rektorin të USH-së,  bëjmë me dije se autoritetet e mësipërme në bazë  të ligjit nr.80 të datës 22.07.2015  “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” nuk kanë pjesë të kompetencave të tyre çështjet administrative dhe financiare.

Bordi i Administrimit të USH-së  ka si kompetencë miratimin përfundimtar të aplikimeve mbasi shqyrtohen të gjitha kërkesat e paraqitura.

 

Vendosja në kontekst ironik e rektorit, zv.rektorit dhe e Bordit të Administrimit të USH-së në këtë kronikë televizive, nuk i shërben informimit korrekt  të publikut.

 

Për më tepër informacion mund të klikoni më poshtë në materialet bashkëngjitur:

 Linku i aplikimeve të kategorive në nevojë:

http://unishk.edu.al/sq/content/p%C3%ABrjashtim-nga-tarifa-e-shkollimit-ush-viti-akademik-2017-2018

 

Kërkesa e paraqitur nga gazetarja Rudina Muça dhe informacioni i dhënë me e-mail nga zyra e marrëdhënieve me publikun pranë Rektoratit të USH-së.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).