Shtëpia

Njoftim për botimin e artikujve në revistën shkencore “Buletin Shkencor” të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, seria e shkencave edukimit për vitin 2018.

Ju njoftojmë se janë hapur aplikimet për të dërguar artikuj shkencorë për Buletinin Shkencor  seria  e Shkencave te Edukimit pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit, të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, viti 2018.

Artikujt duhet të dërgohen në adresen  gdibra@unishk.edu.al

Afati i dorëzimit (artikulli i plotë)                                                              15  Maj 2018

Njoftimi i pranimit/mospranimit për botim                                           30  Qershor 2018

Artikujt për botim do të pranohen sipas formatit bashkëngjitur.

Çdo autor ka të drejtë të sjellë vetëm një artikull për botim.

Çdo artikull do vlerësohet nga 2 reçensues.

Gjuha e botimit të artikullit është gjuha shqipe. Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Edukimit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që kanë realizuar botime të veçanta apo kanë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme shkencore gjatë vitit 2017, nëse dëshirojnë t’i pasqyrojnë në kronikën shkencore të buletinit, duhet t’i paraqesin pranë redaksisë.

Redaksia  shkencore

Prof. dr. Gëzim Dibra                                      kryredaktor

Prof. as. dr. Fatmir Vadohej                           sekretar shkencor

Dr. Eranda Bilali (Halluni)                              anëtare

Dr. Visar Dizdari                                               anëtar

Prof. as. dr. Fatbardha Osmanaga              anëtare

Prof. dr. Suzana Golemi                                 anëtare

Prof. as. dr. Rrezarta Draçini                         anëtare

Prof. as. dr. Dhurata Hoxha                           anëtare

 

TITULLI: .... ( madhësia e shkrimit 14)

(Emri i autorëve të artikullit, madhësia e shkrimit12 me shkronja të vogla[1])                           

 (madhësia e shkrimit 11 italic, adresa e institucionit ku punon për çdo autor, adresa e e mail-it )

Abstrakt

Abstrakti nuk duhet të përmbajë më shumë se 250 fjalë. Ai duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe angleze. Shkruani në mënyrë konçize dhe të qartë. Abstrakti duhet të pasqyrojë vetëm atë çfare shfaqet origjinale në punimin tuaj. Aty duhet të përfshini shkurtimisht:

Qëllimi i punimit.Cilat janë arsyeja\arsyet për shkrimin e këtij punimi?

Dizenjimi/metodologjia/aplikimi (implementimi) - si janë përmbushur objektivat? Përfshijnë përshkrimin e metodës kryesore që ju keni përdorur për kërkimin. Cila është përshtatja me temën e zgjedhur dhe cili është qëllimi teorik ose qëllimi i subjektit të këtij punimi?

Gjetjet - Çfarë është zbuluar gjatë rrugëtimit të permbushjes së këtij punimi? Kjo i referohet analizës, diskutimit ose rezultateve.

Kufizimet e kërkimit/implikimet (nese janë të aplikueshme) - Ky seksion i punimit  duhet të plotësohet dhe duhet të pëfshijë sugjerimet për kërkime të ardhme – si dhe të citojë ndonjë kufizim të identifikuar gjatë proçesit të kërkimit.

Implikimet praktike (nëse janë të aplikueshme) - Jo të gjitha punimet kanë përdorim praktik – megjithatë pjesa më e madhe prej tyre po. Cilat janë implikimet praktike si rezultat i këtij kërkimi/punimi.

Cila ështe vlera/origjinaliteti i punimit?- Çfarë ka të re në punimin tuaj? Citoni vlerën e punimit dhe kujt i nevojitet përdorimi i saj.

Fjalët kryesore (kyçe)  5- 6 fjale.

Figurat dhe tabelat duhet të jenë sipas formatit të mëposhtëm

Figura 1-1. Përshkrimi i Figurës

Burimi: _______

Tabela 1-1. Përshkrimi i Tabelës

Titull 

Titull 

Titull 

Titull 

Të dhëna

1000

1000

1000

Të dhëna

1000

1000

1000

Totali

1000

1000

1000

Burimi: …………., Viti.

I gjithë materiali duhet te jete 3000 – 5000 fjale dhe shkruhet me tipin e shkrimit Times Neë Roman, madhësia 12, hapësira ndërmjet rreshtave single.

Gjatë punimit si dhe tek bibliografia do te përdoret stili i referencave APA.

Madhësia e shkrimit tek bibliografia do te jete 10 dhe autoret do te renditen sipas rendit alfabetik.




[1] Cv e shkurtër e të gjithë autorëve maksimumi 200 fjalë.

 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).