Shtëpia

Janë hapur aplikimet për të botuar artikuj në seritë e Buletinit Shkencor të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, viti 2018.

Ju njoftojmë se janë hapur aplikimet për të botuar artikuj në seritë e Buletinit Shkencor të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, viti 2018.
Artikujt duhet të dorëzohen pranë redaksive përkatëse të printuar dhe në format elektronik.
Redaksitë janë si më poshtë:
Redaksia e Buletinit të Shkencave të Natyrës pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Redaksia e Buletinit të Shkencave të Edukimit pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit.
Redaksia e Buletinit të Shkencave Shoqërore pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore.
Redaksia e Buletinit të Shkencave Ekonomike pranë Fakultetit Ekonomik.
Redaksia e Buletinit të Shkencave Juridike pranë Fakultetit të Drejtësisë.
Artikujt për botim do të pranohen sipas afatave që përcaktohen nga redaksitë.
Artikulli duhet të plotësojë këto kërkesa:
Numri i faqeve të artikullit përcaktohet nga redaksitë. Formati është A4, shkrim 12, Times New Roman, me një hapësirë single ndërmjet rreshtave. Titulli të jetë i përkthyer edhe në anglisht. Të ketë një abstrakt në anglisht 15-20 rreshta.
Referencat përgjatë artikullit duhet të vendosen me numra dhe në fund të faqes të vendoset referenca e plotë me shkrim 10, Times New Roman . (Bën përjashtim Buletini i Shkencave të Natyrës që i vendos referencat në fund të artikullit).
Në fund të artikullit duhet të vendoset bibliografia që përfshin: autorin, titullin e botimit, shtëpinë botuese, vendi, viti, numri i faqeve.
Çdo autor ka të drejtë të sjellë vetëm një artikull për botim.
Pedagogët e Fakulteteve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që kanë realizuar botime të veçanta apo kanë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme shkencore gjatë vitit 2017, nëse dëshirojnë t’i pasqyrojnë në kronikën shkencore të buletineve përkatëse, duhet t’i paraqesin pranë redaksive.
Për më tepër informacion mund t’u drejtoheni redaksive përkatëse të ngritura pranë fakulteteve.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).