Shtëpia

Dt.23.10.2014. Në kuadër të festës kombëtare të Austrisë u organizua një takim me shkrimtarin Erich Hackl në Bibliotekën Shkencore Universitare.

Biblioteka Austriake në USH në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë organizuan me rastin e festës kombëtare të Austrisë, ditën e enjte, më datë 23 tetor 2014, ora 17.00, tek salla e konferencave “Walter Wöflechner” pranë Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, aktivitetin kulturor “Austria lexon!”

I ftuar ishte shkrimtari i mirënjohur austriak Erich Hackl. Në këtë veprimtari merrnin pjesë studentë, pedagogë, nxënës të Shkollës Austriake “Peter Mahringer” dhe të shkollës së Gjuhëve të Huaja. Aktivitetin e hapi drejtuesja e Bibliotekës Austriake, Ma. Oriona Zylja, e cila bëri një prezantim të shkurtër të shkrimtarit të mirënjohur austriak Erich Hackl.
Shkrimtari Erich Hackl njihet edhe si përkthyes e gazetar. Ai është përkthyer në disa gjuhë të mëdha si: anglisht, frëngjisht, spanjisht, etj.. Shumë prej veprave të tij, sidomos “Sara dhe Simoni”, janë krahasuar me vepra të ngjashme të letërsisë latino-amerikane, aq sa janë vënë në fokus të studimeve nga filologët e këtyre vendeve. Vepra e këtij autori është mirëpritur edhe në Britaninë e Madhe, ku narrativa e tij është cilësuar si një rrëfim që shfrytëzon atë që çdo lexues duhet të dijë dhe nuk mbyllet me një fund të lumtur. Nga librat e këtij autori mund të përmendim: “Motivi i Aurorës”, “Lamtumirë Sidoni!”, “Sara dhe Simoni”, “Martesa në Aushvic”, “Ëngjëlli i Argjentinës”, “Familja Salzman”, etj..
Në fjalën e tij Erich Hackl u përqendrua tek prezantimi i librave të tij për lexuesin, veçanarisht për njohësit e gjuhës gjermane.
Veprimtaria u mbyll me një koncert me muzikë austriake të ekzekutuar nga disa instrumentistë shkodranë.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).