Shtëpia

Dt.12.10.2015. Viti i ri akademik 2015-2016.

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” çeli sot dyert për studentët e tij. Viti i ri akademik 2015-2016 filloi me disa ceremoni prezantuese të organizuara në të gjashtë fakultetet e universitetit. Dekanët e fakulteteve u shprehën urimet për një vit të suksesshëm studentëve dhe stafit akademik.
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, si një nga institucionet e arsimit të lartë me tradita në vend, ofron tre cikle studimi për studentët e tij.
Në auditoret tona jep mësim një staf pedagogësh të kualifikuar me tituj dhe grada shkencore: 16 profesorë doktorë, 41 profesorë të asociuar, 8 docentë, 61 doktorë shkencash dhe pedagogë të tjerë, që janë në proces doktorature. Këtij stafi akademik i bashkohet edhe një numër i konsiderueshëm pedagogësh të jashtëm me kualifikimet përkatëse.
Mendimi shkencor, studimet, artikujt, kumtesat e pedagogëve dhe të punonjësve tanë shkencorë janë pasqyruar më së miri përmes botimeve, si dhe në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare të organizuara nga Universiteti ynë.
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka një bashkëpunim të ngushtë me shumë universitete e institucione homologe brenda dhe jashtë vendit, si dhe është pjesëmarrës në mjaft projekte në kuadrin e programeve të Bashkimit Evropian.
Për realizimin e procesit mësimor sipas kërkesave të kohës janë në dispozicion pesë godinat mësimore. Në ambientet e institucionit tonë është investuar vazhdimisht në funksion të përmirësimit të kushteve të studimit. Mirëmbajtja, rikonstruksioni, ndërtimi i godinave dhe i auditoreve kanë qenë vazhdimisht në fokusin e punës tonë. Edhe këtë vit i është kushtuar një kujdes i veçantë rinovimit të bazës materiale si për mësimdhënien, ashtu dhe për kërkimin shkencor.
Universiteti ynë është i vetëdijshëm se duhen bërë përpjekje maksimale për të përmirësuar produktivitetin në funksion të studentëve. Programi ynë ka si synim kryesor qendërsinë e studentit. Sfida jonë është të rrisim cilësinë e të diplomuarve dhe t’i orientojmë ata saktë në tregun e punës.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).