Shtëpia

Dt. 29-30.10.2014. Konferenca: “Libri italian në Evropë, por veçanërisht në Shqipëri: e tashmja dhe perspektivat”

Për dy ditë me radhë, më 29-30 tetor 2014, në Bibliotekën Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u mbajt një konferencë për librin italian.
Organizatorë të veprimtarisë ishin pedagogët e Seksionit të Italianistikës në USH, Instituti Italian i Kulturës dhe Konsullata e Nderit në Shkodër.
Gjatë këtij aktiviteti u bë një analizë e së tashmes dhe ardhmërisë së librit italian. Ky dialog përfshiu aktorë të ndryshëm të lëmit të kulturës dhe gjuhës italiane si: shkrimtarë italianë, përkthyes të veprave nga gjuha italiane, botues, pedagogë universitarë të italishtes, drejtori i Bibliotekës Publike “Marin Barleti”, drejtori i Galerisë së Arteve në Shkodër, etj..
Sesionet e kësaj konference i drejtoi lektori i gjuhës italiane pranë Departamentit të Romanistikës, prof. Carmine Di Giandomenico.
Vlen për t’u shënuar se gjatë kësaj konference u prezantua edhe libri “Teatri. Luigi Pirandello” i Amik Kasoruhos, që përmbledh vepra të shkrimtarit të famshëm italian Luigi Pirandello, të përkthyera për herë të parë në shqip. Mbi këtë vepër referoi prof. as.dr. Alma Hafizi, pedagoge e Seksionit të Italianistikës pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Konferenca: “Libri italian në Evropë, por veçanërisht në Shqipëri: e tashmja dhe perspektivat” u zhvillua sipas programit të mëposhtëm.
Dt. 29 tetor, ora 9.30
Dr. Eliana Laçej, pedagoge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega Italisht, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”: “Fati i librit në moshën dixhitale”.
Gjovalin Çuni, drejtor i Bibliotekës Publike “Marin Barleti”, Shkodër: “Libri në shtyp dhe online në bibliotekën “Marin Barleti”.
Dr. Alva Dani, pedagoge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega Italisht, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”: “Në labirintet e kohës dhe të simbolit: Emri i trëndafilit”.
Dr. Lindita Kazazi, pedagoge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega Italisht, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”: “Vendndodhje, kisha, lumenj, male dhe emrat e vendeve të ndryshme të hartës së vjetër të Shqipërisë Veriore – Publikime në gjuhën italiane në Shkodër”.
Mr. Karmen Lazri, pedagoge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega Italisht, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”: “Oriana Fallaci përtej kufijve të Italisë”.

Dt. 30 tetor, ora 9.30
Dr. Luigi Nidito, shtëpia botuese LBN Editor, Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri: “Shqipëria: “Dashuria” për librin italian””.
Prof. as. dr. Alma Hafizi, pedagoge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega Italisht, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”: “Prezantimi i librit “Teatri. Luigi Pirandello” i Amik Kasoruho: 5 vepra të Pirandelos të përkthyera për herë të parë në shqip”.
Prof. dr. Klara Kodra, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë: “Besnikëria dhe liria në përkthimin e veprave nga italisht në gjuhën shqipe”.
Dr. Artan Draçini, drejtor i Galerisë së Arteve, Shkodër: “Libri i artit italian në Shqipëri. Traditë dhe prezencë”.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).