Shtëpia

Dt. 25. 11. 2013. Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi finalet publike të konkursit për pozicionin e drejtuesit të Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër

Në kuadër të transparencës publike dhe të drejtës për informimin, Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi më 25 nëntor 2013, në Auditorin 3, pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, finalet publike të konkursit për pozicionin e Drejtor/e në Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër.

Në këtë veprimtari u publikuan emrat e kandidatëve të cilët kanë arritur të marrin rezultatet më të larta, duke kaluar kështu në fazën e fundit të konkurrimit për këtë pozicion. Në këtë fazë të konkursit, që u zhvillua me dyer të hapura për publikun, merrte pjesë znj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit. Binte në sy gjithashtu një pjesëmarrje e gjerë e drejtuesve, mësuesve dhe punonjësve të arsimit të Qarkut tonë. Në fjalën e saj të hapjes, znj. Lindita Nikolla, vuri në dukje rëndësinë e këtij procesi përzgjedhjeje, në themel të të cilit ka qenë transparenca dhe konkurrueshmëria.

Ndër të tjera folësja theksoi se arsimi i gjeneratës tjetër, kërkon një vullnet të bashkuar, ndaj për të përzgjedhurin e këtij konkursi të sotëm, do të fillojnë menjëherë përgjegjësitë. “Ne duhet të bëjmë më të mirën në emër të arsimimit të fëmijëve tanë. Duhet të distancohemi njëherë e mirë nga kultura e nepotizmit dhe e korrupsionit. Ne do ta masim çdo vit punën e çdo drejtuesi të arsimit, në mënyrë që të kemi një shkollë me cilësi më të mirë”.

Veprimtaria vijoi me paraqitjen e programeve dhe të vizioneve për arsimin në Qarkun e Shkodrës, nga ana e kandidatëve: Afërdita Haka, Agron Metushi, Erjeta Laçej, Luçjana Dodani,Vlash Linadi.

Më pas pedagogu i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, prof. dr. Fatbardh Sokoli, në emër të jurisë, në përbërje të së cilës ishin tetë specialistë të arsimit, shpalli fituese të kësaj gare znj. Erjeta Laçej.

Në mbyllje të veprimtarisë, drejtuesja e sapozgjedhur e DAR Shkodër, znj. Erjeta Laçej, premtoi përgjegjshmëri dhe angazhim të lartë për realizimin e një detyre kaq të rëndësishme.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).