Shtëpia

Dt. 19.01.2018, Vendim BA - PËR MIRATIMIN E KLASIFIKIMIT TË KONKURENTËVE PËR KONKURSIN PËR PËRZGJEDHJEN E ADMINISTRATORIT DHE SHPALLJEN E KANDIDATIT FITUES

Bordi  i Administrimit i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në mbledhjen e tij të datës 19.01.2018, në mbështetje të ligjit nr. 80, datë 22. 07. 2015 ”Për arsimin e lartë dhe kërkimit shkencor në institucionit e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 49, si dhe në përputhje me listën e kandidaturave që plotësojnë kriteret për administrator të institucionit të miratuar nga Senati Akademik me vendimin  nr. 312 prot datë 30.10.2017, zhvilloi procedurën e konkursit të hapur në përputhje me kriteret e vendosura me vendimin e Bordit të Administrimit nr.61 prot, datë 21.09.2017, pasi shqyrtoi dhe vlerësoi dokumentacionin e paraqitur dhe njohuritë e kandidatëve në intervistën me gojë, me votim të fshehtë unamim të 7 (shtatë) anëtarëve të tij.

VENDOSI:

  1. Klasifikimi i konkurentëve për konkursin për pozicionin e administratorit në Universitetin e Shkodrës  ”Luigj Gurakuqi” është si vijon:

NR.

KONKURENTI

PIKËT E FITUARA

1.

Leon Dionizi

82.55 pikë

2.

Rigert Babaj

84.71 pikë

3.

Florian Çaku

75 pikë

4.

Elvin Brahimi

82.42 pikë

5.

Eriklida Shpori

95.28 pikë

  1. Shpalljen e Znj. Eriklida Shpori si kandidate fituese e konkurimit, me 6 (gjashtë) vota pro dhe 1 (një) kundër , për pozicionin e Administratorit në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
  2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryetar i Bordit të Administrtimit

Eduard NDRECA

 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).