Shtëpia

Dt. 15.07.2017 - Ceremonia e diplomimit - Fakulteti ekonomik

Me datë 15 Korrik 2017, në ambjentet e Kinema Millenium, Fakulteti Ekonomik organizoi ceremoninë e diplomimit për studentët e të tre degëve dhe të dy cikleve të studimit që ofron ky fakultet. Pjesëmarrës në ceremoni ishin Zv. Rektori I Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. As. Dr. Ilir Bërhani, Dekania e këtij Fakulteti, Prof. As. Dr. Blerta Dragusha, të ftuar të tjerë, anëtarë të stafit akademik të Fakultetit Ekonomik, studentë e prindër të diplomantëve.

Ceremonia u hap me fjalën përshëndetëse të studentes së diplomuar në ciklin Bachelor, dega Turizëm, Vera Gjeka, për të vijuar më pas me përshëndetjet e rastit të Zv. Rektorit të USH-së, Prof. As. Dr. Ilir Bërhani dhe Dekanes së Fakultetit, Prof. As. Dr. Blerta Dragusha. Në fjalën e tij, Zv. Rektori I USH-së, evidentoi arritjet e deritanishme të Fakultetit Ekonomik dhe përgëzoi studentët diplomantë për përfundimin me sukses të ciklit të studimeve, duke iu uruar njëkohësisht mbarësi në realizimin e objektivave të tyre për të ardhmen.

Ndërkaq, Dekania e FE-së, u shpreh krenare për numrin e madh te studentëve të diplomuar nga ky fakultet në vitin akademik 2016-2017 dhe për faktin që ata përfaqësojnë brezin e 20-të të të diplomuarve në Fakultetin Ekonomik. Prof. As. Dr. Blerta Dragusha, përshëndeti prindërit e të diplomuarve për përkushtimin e tyre dhe kontributin e vyer në përballjen me sukses të kësaj sfide nga të gjithë të diplomuarit.

Në vijim, fjala iu dha Prof. Dr. Mirjeta Beqiri, ish pedagoge e FE-së, sot lektore pranë Universitetit të Gonzagës në Washington State të SHBA-së,  e cila ofroi çmimin e përvitshëm,  “Sadetin & Mirjeta Beqiri Excellence Award” për studentët me rezultatet më të mira në ciklin Bachelor, Dega Administrim-Biznes dhe Financë-Kontabilitet. Ndërkaq, një çmim I ngjashëm u ofrua edhe nga B7 Lounge, Zogaj për studenten me rezultatet më të mira në degën Turizëm.

Përshëndetjet vijuan me fjalën e Drejtorit të Institutit Yunus Emre, Institut, I cili në Maj këtë viti ofroi mundësinë për zhvillimin e një praktike 1-javore për studentët e viteve të treta të degëve Administrim-Biznes dhe Turizëm në resortet e Antalias. Në fjalën e tij ai shprehu dëshirën për vazhdimin në të ardhmen të bashkëpunimit më FE-në dhe USH-në.

Më pas u prezantua një video me aktivitetet e zhvilluara nga Fakulteti Ekonomik gjatë vitit akademik 2016-2017, e shoqëruar me shpërndarjen e çertifikatave të Kursit mbi Fiskalitetin organizuar nga Dep. I Financë-Kontabilitetit në Qershor të këtij viti.

Më pas, studentja diplomante Albana Bushati prezantoi një krijim me nota humoristike dedikuar FE-së, për të vijuar më pas me dy video të tjera dedikuar studentëve. Në të parën u prezantuan disa nga momentet më të bukura të jetës studentore të studentëve të ciklit Bachelor të të tria degëve, ndërsa në të dytën eksperienca e suksesshme e një studenti të degës Turizëm të FE-së si topmodel në Kinë.

Ceremonia u përmbyll me shpërndarjen e diplomave dhe hedhjen tradicionale te kapeleve.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).