Shtëpia

Dt. 08.06.2016. Akademia Shkencore Ndërkombëtare “Komisia Letrare Shqipe 100 vjet më pas dhe mendimi albanologjik”

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Shqipëri dhe Konsullatën Austriake të Nderit në Shkodër, në kuadrin e 60-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike  Shqipëri-Austri, organizuan Akademinë Shkencore Ndërkombëtare me titull “Komisia Letrare Shqipe 100 vjet më pas dhe mendimi albanologjik”.

Kjo veprimtari u zhvillua ditën e mërkurë, më dt.08.06.2016, ora 9.30 në ambientet e Bibliotekës Shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Veprimtarinë e hapi prof. dr. Fatbardha Hoxha, e cila theksoi se në këtë Akademi Shkencore pritet të hidhet një dritë e re mbi këtë ngjarje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Në seancën plenare të konferencës përshëndetën: Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, prof. dr. Adem Bekteshi dhe Ambasadori i Austrisë, Sh.T. Z. Johann Sattler.

Ndër të tjera prof. dr. Adem Bekteshi u shpreh: “Kjo konferencë organizohet në kuadrin e një evenimenti mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë dhe veçanërisht për Shkodrën, 60-vjetori i rivendosjes se marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Austrisë. Historia na ka mësuar se vendi ynë ka pasur gjithmonë pranë Austrinë si një partnere mjaft të afërt, në momentet e tij të vështira. Po kështu universiteti ynë ka gjetur partnerë të ngushtë bashkëpunimi me universitetet austriake, ku nuk mund të lëmë pa përmendur Universitetin e Gracit, të Klagenfurtit, etj. Jam i bindur se kjo veprimtari shkencore do të konfirmojë, por edhe do të risjellë fakte të reja dhe pikëvështrime origjinale për një ngjarje të madhe të historisë kombëtare siç ishte Komisia Letrare Shqipe në Shkodër, si dhe për ndihmën e dhënë nga ana austriake në zhvillimin e arsimit, kulturës dhe shkencës në Shqipëri. Ky organizëm i suksesshëm mund të konsiderohet si institucioni i parë shkencor në vendin tonë. Objektivat e Komisisë Letrare dhe gama e problemeve që ajo do të shqyrtonte ishin të gjera, mbasi kishte si moto kryesore  lëvrimin e gjuhës shqipe dhe zhvillimin e saj”.

Ambasadori i Austrisë, Sh.T. Z. Johann Sattler, falënderoi organizatorët e veprimtarisë dhe shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Ndër të tjera ai u shpreh: “Më vjen mirë që festojmë 100 vjetorin e Komisisë Letrare Shqipe. Kjo është një festë që unë nuk mund ta harroj, sepse është shumë domethënëse. Gjuha është themeli i komunikimit në mes njerëzve. Duhet të nderojmë shkencëtarët austriakë dhe shqiptarë që kontribuan ndër vite.”

Z. Gjergj Liqejza, Konsull i Nderit i Austrisë në Shkodër, përshëndeti pjesëmarësit dhe u uroi suksese referuesve në këtë Akademi Shkencore. Ai e vlerësoi veprimtarinë dhe shprehu mbështetjen e tij edhe në të ardhmen. 

 

Seanca Plenare u drejtua nga prof. dr. Tomor Osmani, prof. dr. Artan Haxhi, prof. as. dr.  Mimoza Priku, Dr. Kurt Gostentschnigg.

Ajo vijoi me referimet:

Prof.dr. Tomor Osmani

“Komisia Letrare Shqipe në Shkodër  - një vlerë e veçantë e kulturës sonë”

Prof.dr. Mahir Hoti

“Roli i Austrisë në mbështetje të zhvillimit të arsimit, shkencës dhe kulturës në Shqipëri”

Dr. Kurt Gostentschnigg:

 “Krali kundër Pekmezit – Lufta në Komisinë Letrare Shqipe në Shkodër 1916–1918”

Prof.dr. Kolec Topalli

“Komisia Letrare Shqipe për pasurimin e gjuhës”

Në fund të seancës plenare prof. dr.  Artan Haxhi dhe prof. as. dr. Mimoza Priku bënë

prezantimini e monografisë  së prof. dr. Tomor Osmanit “Shekulli i Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër” (1916-1918)

 

Programi i konferencës:

Seksioni i Gjuhës I (Salla e kryesore e Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës)

Drejtuan: prof. dr. Emil Lafe , prof. dr. Shefkije Islamaj, prof. dr. Aljula Jubani

 

Prof.dr. Emil Lafe

“Pikëpamje të M.Lambercit për shqipen letrare në vitet e Komisisë së Shkodrës dhe në vijim

Prof.dr. Shefkije Islamaj

“Komisia Letrare e Shkodrës në studimet e gjuhëtarëve shqiptarë”

Prof.dr. Aljula Jubani,  Dr. Etleva Shiroka

“Komisia Letrare dhe shqipja zyrtare”

Prof.dr. Rrahman Pacarizi

“Komisia Letrare si Qark linguistik dhe hyrje në studimet albanistike  në shqip”

Dr. Matilda Perllaku

“Diskursi parlamentar i L.Gurakuqit  dëshmi e çmuar e vlerave të Komisisë Letrare”

Doc.Bora Logu

At Ambroz Marlaskaj dhe kontributi i tij në ortografinë shqipe”

Dr. Anisa Kosteri

“Gjuha e akteve të Komisisë Letrare Shqipe

Dr. Aida Uruçi

“Vështrim krahasimtar i rregullave të drejtshkrimit në 1917 dhe 1972 “ ( në rrafshin morfologjik)

Dr. Zamira Shkreli

“Reagime të atë Vinçens Prenushit dhe dom Dedë Bërdica ndaj Komisisë Letrare Shqipe”

Ina Zhegu (Metani)

Nahtigali dhe Komisia Letrare e Shkodrës”

 

Seksioni i Gjuhës II (Paralele) (Salla 201/H 2)

Drejtuan: prof. dr. Rami Memushaj, prof. as. dr. Rrezarta Dracini, prof. dr. Qemal Murati

 

Prof.dr. Rami Memushaj

“Komisia Letrare njëqind vjet më pas”

Prof.dr. Qemal Murati

KLSh dha zgjidhje  koherente e të drejta me vlera në shqipen e sotme”

Prof.dr.Imri Badallaj

Komisia Letrare Shqipe shenuese e përpjekjeve të para shkencore për normëzimin e gjuhës shqipe”

Prof. as. dr. Shkumbin Munishi

“Kontributi i Rajko Nahtigalit për Komisinë Letrare të Shkodrës”

 Prof.as. dr. Rrezarta Dracini

“Disa vendime të Komisisë Letrare me syrin gjuhësisë së sotme”

Dr. Merita Hysa

“Elemente të grafematikës në Komisinë Letrare Shqipe”

Dr. Manjola Zaçellari-Prof.as .dr. Suela Kastrati

“Ndihmesa e T.Osmanit në vlerësimin e figurës së Nahtigalit

Dr. Erzen Koperaj

“Gjuha si mjet politik. Vështrim krahasues i formimit të gjuhëve letrare në popujt e Ballkanit”

Rezearta Murati

“Sprovë për një vështrim krahasues mbi Komisinë”

Migena Arllati

“Roli i gjuhëtarëve joshkodranë në Komisinë Letrare të Shkodrës

 

Seksioni i Letërsisë,  (salla 103/ H1)

Drejtuan: prof. dr. Fatbardha Hoxha, prof. dr. Alfred Çapaliku, prof. as. dr. Vinçens Marku

 

Prof.dr. Fatbardha Hoxha

“Prirja përafruese e shqipes, shkrimtarët dhe Komisia Letrare”

Prof.dr. Eleni Karamitri

“Diaspora shqiptare për kulturën e gjuhës shqipe

Prof.dr. Alfred Çapaliku

“Ndre Mjeda në kapërcellin e Komisisë Letrare Shqipe”

Prof.dr.Ledri Kurti

“Mustafa Merlika Kruja-Figura që rezonon personalitet në kulturën shqiptare”

Prof.dr. Miaser Dibra

“Studimi antropologjik në Shqipëri pas shpalljes së Pavarësisë dhe në mesin e shek. XX”

Saimira Gjapi- prof. Kostas Giakoumis

 “Poezia kombëtare shqiptare dhe Naim Frashëri si poet kombëtar. Dobitë e një termi”

Prof.as. dr. Arben Prendi

“Çështje të marrëdhënieve ndërmjet eposit të shkruar “Lahuta e Malcis” të Fishtës dhe eposit gojor mbi kreshnikët shqiptar”

Dr. Kamber Kamberi

“Komisia Letrare dhe roli i saj në Kosovë”

Prof. as. dr. Haki Hysenaj

“Komisia Letrare dhe gjuha e Koliqit”

Dr. Mira Alija

Reflektime të sotme didaktike mbi të paren dorë të “Libër leximi për shkollat e mjesme” botuar nga Komisia Letrare Shqipe më 1920”

 

Seksioni i Historisë (salla 306/H1)

Drejtuan: prof.as.dr. Simon Lufi,  prof. as. dr. Rokin Daberdaku,  prof.as.dr. Ledia Dushku

Prof.as.dr. Simon Lufi

“Kontributi kulturor dhe gjuhësor  i  Austro-Hungarisë –në funksion të plazmimit kombëtar shqiptar”

Prof.dr. Vehbi Hoti

Luigj Gurakuqi dhe Komisia Letrare Shqipe”

Prof.as.dr. Besim Muhadi

“Komisia Letrare e Shkodrës , reflektimi dhe vlerësimi i saj në Kosovë”

Prof.as dr. Rokin Daberdaku

“Kontributi i Atë Ambroz Marlaskaj në lëmin e kulturës, demokracisë dhe përparimit të vendit

Prof.as.dr. Ledia Dushku

“Situata politike në zonën shqiptare të pushtimit Austo-Hungarez dhe krijimi i KLSH

Dr.Ardian Muhaj

“Diktatura e mbas diktaturës. Imponimi i standartit të gjuhës  përtej gjuhës dhe diktaturës”

Dr.Bendis Kraja

“Rrethanat historike dhe kontributi austru-hungarez për Komisinë Letrare”

Dr. Dom Nikë Ukgjini

Ndihmesa e klerit katolik për Komisinë Letrare”

Dr. Gëzim Puka- Gjovalin Cuni

“Misët” e Komisisë Letrare në Shkodër dhe albanologët e huaj”

Dr. Nexhat Cocaj

“Perfektura “Kosova” vatër e zbatimit të vendimeve të Komisisë Letrare të Shkodrës”

Dorentina Xhafa

“Zbatimi i vendimeve të drejtshkrimit të Komisisë në veprën e Dom Ndoc Nikajt “Historia e Shqypnies”

Ardian Hoti

“Shtypi  për Komisinë Letrare”

 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).