Shtëpia

Dita ndërkombëtare evropiane në Universitetin e Shkodrës

Më datë 7 maj 2018, me rastin e ditës ndërkombëtare evropiane, u zhvillua në Universitetin e Shkodrës një takim i rëndësishëm ndërmjet Kryetares së Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadores zj. Romana Vlahutin dhe Rektorit të Universitetit të Shkodrës prof.dr.Adem  Bekteshi. Në fokus ishte pikërisht integrimi i Shqipërisë në BE, e cila sipas znj. Vlahutin duhet të nisë kryesisht nga arsimimi dhe nga të rinjtë. Gjithashtu, ambasadorja e BE-së thekson se shqiptarët e meritojnë Evropën, ndaj duhet punuar për të afruar standardet evropiane në Shqipëri. Mesazhi i saj është i qartë: “Asnjëherë nuk duhet të lodhemi duke kërkuar që këto standarde të zbatohen”. Rektori cilësoi se Universiteti i Shkodrës tashmë ka filluar integrimin në sistemin EU të Arsimit të Lartë për pedagogë dhe studentë. Është rritur numri i pedagogëve të USH-së që mbajnë leksione në Universitetet Evropiane dhe numri i pedagogëve të Universiteteve të Huaja që mbajnë leksione në USH. Gjithashtu një numër i konsiderueshëm studentësh të USH-së kanë zhvilluar mobilitete në Universitete Evropiane.

Takimi më pas vazhdoi në pedonalen e Shkodrës me studentë të Universitetit të Shkodrës, ku gjithashtu morën pjesë: ambasadore e Francës zj. Cristina Vasak, ambasadori i Italisë z. Alberto CUTILLO, ambasadori i Spanjës z. Vicente Canelles Montero, ambasadore e Greqisë znj. Eleni Sourani, ambasadori i Suedisë z. Johan Ndisi, ambasadore e Kroacisë znj. Sanja Bujas Juraga, ambasadori i Rumanisë z. Mircea Perpelea, si dhe Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës znj. Voltana Ademi.

Pasi e cilësoi Shkodrën një qytet evropian dhe shqiptarët popull evropian, ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Evropian znj.Vlahutin u shpreh se ky proces duhet të përkrahet, jo vetëm nga të huajt, por edhe nga qytetarët, pasi rruga drejt Bashkimit Evropian e Shqipërisë kalon përmes përfshirjes dhe të qenurit aktiv veçanërisht të rinisë shqiptare, ku pjesa më aktive duhet të jenë studentë. Reforma në drejtësi, e cila sipas zj.Vlahutin është më e vështira, por edhe më e rëndësishmja, nuk do të arrinte në pikën që është tani, atëherë Shqipëria nuk do të merrte rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim edhe për shumë vite.

Të gjithë ambasadorët, duke marrë shkas nga dita e Evropës, si një ditë e rëndësishme e paqes dhe e bashkimit në Evropë, shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar Shqipërinë në integrimin në BE, edhe pse tashmë Shqipëria është pjesë e projekteve evropiane. Të gjitha shtetet kanë pasur rrugëtimin e tyre në hyrjen në BE, ndaj ky rrugëtim është një sfidë edhe për Shqipërinë. Më pas takimi vazhdoi me bashkëbisedim të ambasadorëve me studentët, interesimit të të cilëve për integrimin evropian iu përgjigjën ambasadorët e pranishëm në takim.

Takimi përfundoi me biseda të lira ndërmjet ambasadorëve dhe studentëve të pranishëm në takim.

 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).