Shtëpia

Aktivitete

Dt. 12.06.2015. Koncert i korit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në teatrin “Migjeni”.

Më datë 15 qershor 2015, ora 19:30, në hollin e teatrit “Migjeni” u organizua një koncert i korit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Në këtë koncert, veç korit, debutuan edhe solistët: Mimoza Rakaj, Franceska Pjetri dhe Qamil Gjyrezi.
Shoqëroi në piano: Gjon Shllaku

Lexo

Dt.12.06.2015. Ceremoni e dhënies së titullit "Qytetar Nderi" i Shkodrës mjekut Fiqiret Bushati (pas vdekjes)

Biblioteka Shkencore e Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" nën kujdesin e rektorit prof. dr. Artan Haxhi, organizoi një ceremoni me rastin e dhënies së titullit "Qytetar Nderi" i Shkodrës mjekut Fiqiret Bushati (pas vdekjes).

Lexo

Dt. 12.06.2015. “Muzika korale dhe roli i saj për edukimin e studentëve”- prezantim dhe koncert i korit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Në Sallën e Konferencave A3 pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u zhvillua më 12 qershor 2015, ora 11:00, prezantimi i korit të universitetit tonë dhe diskutime mbi temën: “Muzika korale dhe roli i saj për edukimin e studentëve”.

Lexo

Dt. 10. 06. 2015. “Shqiptarët dhe modeli social evropian”- takim mbi tematikën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Këshilli Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë, organizata “Think-tank Shqiptare” dhe Fondacioni “Friedrich Ebert Stiftung” po bashkëpunojnë për të gjallëruar dhe nxitur diskutimin politik dhe shoqëror në Shqipëri mbi temën e integrimit në Bashkimin Evropian, me fokus “Shqiptarët dhe modeli social evropian”.

Lexo

Faqet