ENGLISH

Fusha e Mesimit

Procedurat pėr regjistrim tė studenteve nė ciklin e parė tė studimeve dhe transferimin e tyre, viti akademik 2013-2014.

Cilat jane procedurat e regjistrimit ne Ciklin e Dyte Master Profesional dhe Shkencor,viti akademik 2013-2014?

Si behet regjistrimi online pėr fituesit nė universitete nė vitin akademik 2012-2013

Cilat jane procedurat e pranimit dhe tė regjistrimit nė ciklin e parė tė studimeve me kohė tė plotė nė Universitetin e Shkodres "Luigj Gurakuqi" , si dhe pėr transferimet e studimeve pėr vitin akademik 2012 – 2013?

Cilat kategori studentesh paguajne me pak apo pėrjashtohen prej tarifės sė shkollimit?

Kur fillojne regjistrimet ne sistemin part-time per vitin akademik 2012- 2013? Cila eshte procedura e regjistrimit?

Si veprohet kur ke gabim gjeneralitetet ne diplome?

Dicka me shume mbi Studentėt e zgjedhur nė Kėshillat e Fakulteteve?

A kane lidhje pushimet e Ciklit parauniversitar me ate universitar?

Sa provime mund te jepen brenda nje dite?

A mund tėhiqen module nga provimet dhe si llogariten kreditet pėr to?

A kanė pėrfunduar regjistrimet pėr MASTER dhe kur fillojnė regjistrimet Part-Time 2011-2012 ?

Si bėhet likuidimi i njė lėnde tė mbartur?

Kur fillon mesimi per sistemin Part-Time?

Dallimi midis masterit Profesional dhe atij Shkencor?

Kur shperndahen diplomat e Punes Sociale?

Dicka me shume per kuotat e parealizuara?

Mbi Modulet?

Fusha Financiare

A mund te merren (kundrejt tarifes) auditoret e USH per organizimin e aktiviteteve te ndryshme? Sa eshte tarifa?

Cilat jane tarifat per degte e Part -Time?

A kanė tė drejtė burse studentėt e sistemit Part-Time?

A fitojne burse Studentėt qė janė nga qyteti i Shkodrės?

Ku duhen sjell dokumenat pėr bursė ?

Afati i fundit i aplikimit pėr bursė

Kur duhet te aplikoj per burse dhe cfare dokumentash me duhet te sjell?

Pyetje te shpeshta

Fusha e Mesimit


Fusha Financiare




Fusha e Mesimit

Cilat jane procedurat e regjistrimit ne Ciklin e Dyte Master Profesional dhe Shkencor,viti akademik 2013-2014?
Sipas, VKM Nr. 743, datė 05.09.2013 pėr "Kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit nė Institucionet Publike tė Arsimit tė Lartė pėr ciklin e dytė tė studimeve "Master Profesional", me kohė tė pjesshme, pėr vitin akademik 2013 – 2014" dhe sipas, udhėzimit Nr. 49, datė 06.09.2013 "Pėr procedurat e pranimit dhe tė regjistrimit nė ciklin e dytė tė studimeve, me kohė tė plotė, "Master Profesional" dhe "Master Shkencor / Master i Arteve tė Bukura" nė Institucionet Publike tė Arsimit tė Lartė, nė vitin akademik 2013-2014.VKM dhe Udhėzimin mund ta shkarkoni nė rubrikėn njoftime. Kliko tek linku http://unishk.edu.al/mat.php?idr=27&idm=1197&lang=1


Procedurat pėr regjistrim tė studenteve nė ciklin e parė tė studimeve dhe transferimin e tyre, viti akademik 2013-2014.
1 Udhėzim Nr. 39, datė 14/08/2013 "Pėr procedurat e pranimit dhe tė regjistrimit nė ciklin e parė tė studimeve me kohė tė plotė nė Institucionet Publike tė Arsimit tė Lartė si dhe pėr transferimin e studimeve pėr vitin akademik 2013-2014" 2 Udhėzim Nr. 47, datė 29/08/2013 "Pėr procedurat e pranimit dhe tė regjistrimit nė ciklin e parė tė studimeve me kohė tė pjesshme dhe edukimin nė distancė, nė Institucionet Publike tė Arsimit tė Lartė, nė vitin akademik 2013-2014" 3 Procedurat e pranimit dhe tė regjistrimit pėr kandidatėt nga Republika e Kosovės, si dhe kandidatėt Shqiptarė nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, nė Ciklin e Parė tė Studimeve me Kohė tė Plotė, dhe nė Programet e Integruara tė Studimeve tė Ciklit tė Dytė, nė Institucionet Publike tė Arsimit tė Lartė pėr Vitin Akademik 2013-2014. Kliko tek linku http://unishk.edu.al/mat.php?idr=27&idm=1195&lang=1


Kur fillojne regjistrimet ne sistemin part-time per vitin akademik 2012- 2013? Cila eshte procedura e regjistrimit?
Bazuar nė Udhėzimin Nr. 20, datė 12.09.2012 tė MASH, regjistrimi i studentėve nė sistemin me kohė tė pjesėshme nė USH do tė kryhet nga data 17 Shtator 2012 deri nė datė 10 tetor 2012 nga ora 8.00 deri nė orėn 16.00. Rregjistrimi do tė bazohet nė kėto procedura: 1. 70% e kuotave do tė pėrdoren pėr studentė qė nuk kanė pėrfunduar asnjė degė studimi nė shkolla tė larta dhe 30% e kuotave do tė pėrdoren pėr studentė qė kanė pėrfunduar (kanė diplomė) tė paktėn nė njė degė studimi nė arsimin e lartė. 2. Pėr tu rregjistruar studenti duhet tė paraqitet personalisht me kėto dokumenta: § Fotokopje tė noterizuar nė diplomės sė maturės shtetrore dhe ēertifikatė notash ose diplomė studimi jashtė shtetit e vlerėsuar e barazvlefshme nė Shqipėri. Nė se kandidati ka pėrfunduar shkollėn e mesme pėrpara vitit 2011 ai do tė dorėzojė fotokopje tė noterizuar tė dėftesės sė shkollės sė mesme bashkė me vėrtetimin nga Agjensia Kombėtare e Provimeve qė ėshtė kalues nė provimet me zgjedhje. § Dokument identifikimi (kartė identiteti ose pasaportė) dhe fotokopja e tyre. Nė dosje do tė mbahet vetėm fotokopja e dokumentit tė paraqitur. § 2 fotografi § Mandat arkėtimi i tarifės prej 1.600 lekė tė paguar nė Postėn Shqiptare § Deklaratė qė vėrteton se kandidati nuk ndjek ndonjė program tjetėr studimi me kohė tė plotė ose me kohė tė pjesėshme nė Insitucionet e Arsimit tė Lartė Publik. 3. Nė se kandidati nuk ka diplomė tė maturės shtetore ose dėftesė pjekurie tė shkollės sė mesme, ai duhet tė paraqes dublikatė tė saj tė lėshuar nga shkolla ku ka studjuar dhe tė vėrtetuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore pėrkatėse ose lista e notave e lėshuar nga Arkivi i shtetit. Kandidatėt qė kanė pėrfunduar studimet pėrpara vitit 2011 duhet tė dorėzojnė edhe vėrtetimin nga Agjensia Kombėtare e Provimeve qė janė kalues nė provimet me zgjedhje. 4. Kandidatėt qė do tė aplikojnė pėr ndonjė program tė dytė studimi, pėrveē dokumentave tė mėsipėrme (pika 2) do tė dorėzojnė edhe diplomėn e lėshuar nga Institucioni i Arsimit tė Lartė (ose fotokopje e noterizuar e saj), diplomė studimi tė fituar jashtė vendit (ose fotokopje e noterizuar e saj) e vlerėsuar e barazvlefshme nė Shqipėri. Kėta kandidatė nuk kanė nevojė tė dorėzojnė vėrtetimin nga Agjensia Kombėtare e Provimeve pėr provimet me zgjedhje. 5. Renditja e kandidatėve qė kanė pėrfunduar njė program tjetėr studimi me kohė tė plotė ose me kohė tė pjesėshme nė Insitucionet e Arsimit tė Lartė Publik do tė bėhet sipas notės mesatare tė shkollės sė mesme . 6. Kandidatėt fitues do tė rregjistrohen nė periudhėn 16 Tetor 2012 deri nė 21 Tetor 2012 nga ora 8.00 deri nė orėn 16.00. 7. Rregjistrimi i kandidatėve fitues do tė bėhet vetėm me diplomėn e maturės shtetore dhe dėftesėn e pjekurisė origjinale (pėrjashtuar rastet e pikės 3).


Cilat kategori studentesh paguajne me pak apo pėrjashtohen prej tarifės sė shkollimit?
Kandidatėt qė do tė fitojnė tė drejtėn nė njė program studimi tė ciklit tė dytė, “Master Profesional”, “Master i Shkencave”, nė institucionet publike tė arsimit tė lartė, dhe qė u pėrkasin shtresave sociale, si: tė personave qė nuk shikojnė dhe qė nuk dėgjojnė, invalidė, invalidėt e punės dhe fėmijėt e tyre, paraplegjikė dhe tetraplegjikė, fėmijėt qė gėzojnė statusin ligjor tė jetimit, fėmijė romė, ballkano-egjiptianė, apo fėmijė tė policėve dhe ushtarakėve e rėnė pėr shkak tė detyrės e tė ish-tė pėrndjekurve politikė, paguajnė njė kuotė nė masėn 50% tė tarifės sė shkollimit. Kėtė tė drejtė do ta kenė edhe studentėt e viteve mė tė larta, qė u pėrkasin po kėtyre shtresave sociale. Ndėrkaq, nė ēdo program studimi Master Profesional studentėt e vitit tė parė qė kanė pėrfunduar me Medalje tė Artė ciklin e parė tė studimeve dhe studentėt e vitit tė dytė qė kanė pėrfunduar shkėlqyeshėm vitin e parė, nuk e paguajnė tarifėn e shkollimit nė vitin akademik 2011–2012. Po ashtu, nė ēdo program studimi tė ciklit tė dytė “Master i Shkencave”, studentėt e vitit tė parė qė kanė pėrfunduar me Medalje tė Artė ciklin e parė tė studimeve dhe studentėt e vitit tė dytė qė kanė pėrfunduar shkėlqyeshėm vitin e parė, nuk paguajnė tarifėn e shkollimit pėr kredite, tė llogaritur pėr tė gjitha lėndėt/provimet, pjesė e programit, nė vitin akademik 2011-2012. Kandidatėt qė do tė fitojnė tė drejtėn nė njė program studimi tė ciklit tė parė me kohė tė pjesshme, nė institucionet publike tė arsimit tė lartė, dhe qė u pėrkasin shtresave sociale, si: tė personave qė nuk shikojnė dhe qė nuk dėgjojnė, invalidė, invalidėt e punės dhe fėmijėt e tyre, paraplegjikė dhe tetraplegjikė, fėmijėt qė gėzojnė statusin ligjor tė jetimit, fėmijė romė, ballkano-egjiptianė, apo fėmijė tė policėve dhe ushtarakėve e rėnė pėr shkak tė detyrės e tė ish-tė pėrndjekurve politikė (detyrim qe te jete prindi me heqje lirie), paguajnė njė kuotė nė masėn 50% tė tarifės sė shkollimit. Kandidatėt qė do tė fitojnė tė drejtėn nė njė program studimi tė ciklit tė parė me kohė tė plotė, nė institucionet publike tė arsimit tė lartė, dhe qė u pėrkasin shtresave sociale, si: tė personave qė nuk shikojnė dhe qė nuk dėgjojnė, invalidė, invalidėt e punės dhe fėmijėt e tyre, paraplegjikė dhe tetraplegjikė, fėmijėt qė gėzojnė statusin ligjor tė jetimit, fėmijė romė, ballkano-egjiptianė, apo fėmijė tė policėve dhe ushtarakėve e rėnė pėr shkak tė detyrės e tė ish-tė pėrndjekurve politikė (detyrim qe te jete prindi me heqje lirie), pėrjashtohen prej tarifės sė shkollimit.


Cilat jane procedurat e pranimit dhe tė regjistrimit nė ciklin e parė tė studimeve me kohė tė plotė nė Universitetin e Shkodres "Luigj Gurakuqi" , si dhe pėr transferimet e studimeve pėr vitin akademik 2012 – 2013?
1. Regjistrimi i kandidatėve pėr tė fituar statusin e studentit tė pranuar nė Institucionet Publike tė Arsimit tė Lartė tė zhvillohet nė dy faza : A. Regjistrimi paraprak. B. Regjistrimi pėrfundimtar. A. Regjistrimi paraprak. 2. Kandidatėt fitues tė bėjnė regjistrimin paraprak tė tyre nė programin e studimit ku janė shpallur paraprakisht fitues pranė sekretarive mėsimore tė Fakulteteve nga data 14 Shtator 2012 deri mė datė 20 Shtator 2012, ora 08.00 deri nė orėn 1800. 3. Pėr regjistrimin paraprak, kandidati duhet tė paraqitet personalisht pranė sekretarive mėsimore dhe tė dorėzojė dosjen individuale, me dokumentet origjinalė tė mėposhtėm : a. Diplomėn e Maturės Shtetėrore sė bashku me listėn e notave, ose diplomėn/dėftesėn e shkollės sė mesme tė fituar jashtė vendit, tė vlerėsuar tė barazvlerėshme me tė nė Shqipėri. Kandidatėt qė kanė pėrfunduar shkollėn e mesme pėrpara vitit 2011, tė dorėzojnė Dėftesė Pjekurie tė shkollės sė mesme, (nė qoftė se kandidati nuk ka dėftesė pjekurie tė shkollės sė mesme, duhet tė paraqesė dublikatė tė dėftesės sė pjekurisė, tė lėshuar nga nga drejtoria e shkollės sė mesme ku ka pėrfunduar shkollėn dhe tė konfirmuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale / Zyra Arsimore pėrkatėse, ose listėn e notave tė shkollės sė mesme lėshuar nga Arkivi Qėndror i Shtetit). b. Dokument identifikimi (kartė identiteti, pasaportė). Nė dosje mbahet vetėm fotokopja e dokumentit tė identifikimit. c. 2 fotografi. d. Mandat arkėtimi i tarifės sė regjistrimit prej 1. 600 lekė paguar nėpėrmjet zyrave tė Postės Shqiptare, pėr llogari tė Universitetit tė Shkodrės “Luigj Gurakuqi”. e. Nė kryerjen e procedurės sė regjistrimit paraprak, sekretaritė mėsimore tė fakulteteve mbajnė regjistėr tė veēantė, nė tė cilin kandidatėt fitues nėnshkruajnė nė momentin e regjistrimit pėr dorėzimin e dokumenteve, duke shėnuar datėn dhe orėn e regjistrimit. f. Sekretaria mėsimore pajis kandidatin qė bėn regjistrimin paraprak me njė fletė – regjistrimi paraprak, ku shėnohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si dhe data dhe ora e regjistrimit. Fletė – regjistrimi paraprak duhet tė jetė i nėnshkruar nga dekani dhe sekretarja mėsimore e fakultetit dhe i vulosur. g. Kandidatėt kanė tė drejtė, nėse dėshirojnė tė mos vazhdojnė garėn, tė qėndrojnė tė regjistruar nė programin e fituar nė fazėn e parė, duke nėnshkruar njė deklaratė, sipas modelit nė shtojcėn 1 tė kėtij urdhėri. Pas nėnshkrimit tė deklaratės, sekretaria mėsimore i pajis menjėherė kandidatėt me njė vėrtetin tė regjistrimit pėrfundimtar. Kopja e deklaratave dėrgohet nga sekretaria mėsimore nė AKP sė bashku me listėn e regjistrimeve paraprake. 4. Pas mbylljes sė procesit tė regjistrimit, mė datė 21 Shtator 2012 (ora 12.00) duhet tė dorėzohen nė Rektorat listat origjinale tė pėrgatitura nga AKP, me regjistrimet paraprake tė kryera, nė formė tė shkruar dhe elekronike, nė dy kopje, sipas shtojcės nr. 3 tė udhėzimit nr. 45, datė 19. 12. 2011 “Pėr gjenerimin dhe dhėnien e munrave tė matrikullimit”, i ndryshuar, ndėrsa mė datė 22 Shtator 2012 duhet tė dorėzohen nė MASH dhe nė AKP. 5. Kandidatėt, tė cilėt nuk kryejnė regjistrimin paraprak brenda datave tė pėrcaktuara nė kėtė urdhėr, pėr ēfarėdo lloj arsyeje, humbasin tė drejtėn e regjistrimit dhe tė vazhdimit tė procesit. Kėto kandidatė nuk do tė pėrfshihen nė listėn pėrfundimtare tė fituesve. 6. Listat pėrfundimtare tė shpallura nga AKP tė afishohen brenda datės 25 Shtator 2012. B. Regjistrimi pėrfundimtar. 7. Kandidatėt, tė cilėt nė listat pėrfundimtare janė shpallur fitues nė njė program studimi tė njė preference tė tyre mė tė lartė se ai i regjistrimit paraprak, do tė ēregjistrohen nga vetė sekretaritė mėsimore prej programi t tė studimit ku ishin regjistruar mė parė. Kėta kandidatė, tėrheqin dosjen individuale me dokumentet nga sekretaritė mėsimore ku janė ēregjistruar dhe regjistrohen nė programin e studimit, nė tė cilin janė shpallur fitues me listat pėrfundimtare. 8. Sekretaritė mėsimore tė fakulteteve nė datat 28 – 30 Shtator 2012 prej orės 0800 deri nė orėn 1800, tė kryejnė ēregjistrimet e kandidatėve dhe tė regjistrojnė kandidatėt e rinj fitues, sipas listave pėrfundimtare tė fituesve tė shpallura nga AKP dhe tė dėguara nėpėrmjet MASH-it. 9. Veprimet e ēregjistrimit paraprak dhe ato tė regjistrimit pėrfundimtar tė kandidatėve tė rinj, tė dokumentohen nė regjistėr tė veēantė. 10. Nė kryerjen e procedurės sė regjistrimit pėrfundimtar nė sekretaritė mėsimore tė fakulteteve, kandidatėt fitues qė janė ngjitur nė preferencė mė tė lartė kundrejt regjistrimit tė paraprak duhet tė tėrheqin dokumentacionin e dorėzuar tek fakulteti ku janė shpallur fitues nė listėn paraprake si dhe tė paraqiten nė fakultetin e ri duke dorėzuar dokumentacionin dhe duke nėnshkruar nė regjistrin e veēantė tė sekretarisė, nė pėrputhje me procedurėn e pėrcaktuar nė kėtė urdhėr. 11. Sekretaria mėsimore duhet ta pajisė kandidatin qė bėn regjistrimin me fletė – regjistrimi, ku tė shėnohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si dhe data e ora e regjistrimit. Fletė – regjistrimi duhet tė jetė i nėnshkruar nga dekani dhe sekretarja mėsimore e fakultetit dhe i vulosur. 12. Kandidatėt, tė cilėt edhe nė listat pėrfundimtare rezultojnė fitues nė tė njėjtin program studimi, nuk ėshtė e nevojshme tė regjistrohen. 13. Pas mbylljes sė procesit tė tė gjitha regjistrimeve, studentėt e regjistruar nė regjistrin e veēantė tė regjistrohen nė regjistrin bazė tė studentėve sipas udhėzimit tė Ministrit tė Arsimit dhe Shkencės nr 45, datė 19.12.2011 “Pėr gjenerimin dhe dhėnien e numrave tė matrikullimit”, i ndryshuar. 14. Kandidatėt nga Republika e Kosovės, si dhe kandidatėt shqiptarė nga Maqedonia, Mali i Zi, Preshevė, Bujanovci dhe Medvegja, aplikojnė direkt pranė kryesekretares sė Universitetit tonė, nga data 01-15 Shtator 2012, sipas kuotave tė pėrcaktuara nė pikėn 4 tė VKM nr. 420, datė 27. 06. 2012, “Pėr kuotat e pranimeve nė Institucionet Publike tė Arsimit tė Lartė, cikli i parė i studimeve me kohė tė plotė dhe nė programet e integruara tė studimeve tė ciklit tė dytė, si dhe tarifat e shkollimit pėr vitin akademik 2012 – 2013”. 15. Administrimi i aplikimeve dhe pėrzgjedhja e kandidatėve nga Republika e Kosovės, si dhe kandidatėt shqiptar nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, bėhet nga njė komision ad-hoc i ngritur nga Rektori i Universitetit, mbėshtetur nė notėn mesatare tė shkollės sė mesme edhe nė notat e lėndėve pėr tė cilat fakultetet kanė vendosur koeficient mė tė lartė pėr pranimet nė kėtė vit akademik. Nė rast se numri i kandidatėve qė aplikojnė pėr t’u pranuar nė njė program tė caktuar studimi, tė cilėt pėrmbushin kriteret e pranimit, ėshtė mė i lartė se numri i kuotave tė miratuara nė VKM nr. 420, datė 27. 06. 2012, fakultetet tė pėrcaktojnė kritere tė veēanta pranimi pėr tė pėrzgjedhur mė tė mirėt. 16. Listat e kandidatėve fitues nga Republika e Kosovės , si dhe e kandidatėve shqiptarė nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, sipas programeve tė ndryshme tė studimit dėrgohen nė MASH dhe AKP, deri mė datė 25 Shtator 2012 dhe publikohen nga komisioni ad-hoc nė vende tė dukshme pranė faklteteve pėrkatėse duke filluar nga data 26 Shtator 2012. 17. Komisioni duhet tė sjellė nė Rektorat deri mė datė 20 Shtator 2012 listat e kandidatėve fitues, sipas programeve tė ndryshme tė studimit, nga Republika e Kosovės , si dhe tė kandidatėve shqiptarė nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja nė pėrputhje me kuotat e pranimeve tė miratuara me VKM nr. 420, datė 27. 06. 2012. 18. Kandidatėt nga Republika e Kosovės, si dhe kandidatėt shqiptarė nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja tė cilėt rezultojnė fitues, tė regjistrohen pranė sekretarive mėsimore tė fakulteteve nė datat 27-30 Shtator 2012, duke paraqitur dokumentet pėrkatėse sipas pikės 3 tė kėtij urdhėri. Dokumentet duhet tė jenė nė gjuhėn shipe dhe tė noterizuara nė Republikėn e Shqipėrisė. Nė pėrfundim tė regjistrimeve tė kėtyre kandidatėve dėrgohet lista e tyre nė MASH. 19. Pas mbylljes sė procesit tė regjistrimit, dekanatet mė datė 03 Tetor 2012 duhet tė dorėzojnė nė Rektorat listat origjinale tė pėrgatitura nga AKP, me regjistrimet e kryera pėr ēdo program studimi tė ciklit tė parė me kohė tė plotė, tė plotėsuara sipas shtojcės nr.3 tė udhėzimit nr. 45, datė 19.12.2011 “Pėr gjenerimin dhe dhėnien e numrave tė matrikullimit”, i ndryshuar, pėr regjistrimin pėrfundimtar, nė formė tė shkruar dhe elekronike, nė dy kopje, deri mė datė 05 Tetor 2012. 20. Pas procesit tė regjistrimit nė programet e studimit tė ciklit tė parė, dekanatet tė pėrpilojnė njė raport tė hollėsishėm nė lidhje me regjistrimet e studentėve nė afatet dhe format e kėrkuara sipas udhėzimit nr. 9, datė 25.10.2010 “Pėr mbledhjen, pėrpunimin dhe raportimin e tė dhėnave statistikore”. 21. Dekanėt e fakulteteve, nė datėn 10 Shtator 2012 tė shpallin nė mėnyrė tė qartė e nė vende tė dukshme, nė mjediset e fakultetit pėrkatės : datat dhe oraret e veprimeve tė regjistrimit dhe tė ēregjistrimit, procedurat pėrkatėse, listėn e dokumenteve tė nėvojshme pėr regjistrim si dhe njoftime qė i gjykojnė tė nevojshme pėr tė siguruar njė ecuri normale tė procesit tė pranimeve nė programet e studimit tė ciklit tė parė me kohė tė plotė. Kėto njoftime tė bėhen publike nė websitin e Universitetit tonė dhe nė median e shkruar dhe atė elektronike.


Si behet regjistrimi online pėr fituesit nė universitete nė vitin akademik 2012-2013
Regjistrimi Online pėr fituesit nė universitete nė vitin akademik 2012-2013 Lista paraprake e fituesve tė Maturės Shtetėrore 2012 do tė shpallet nė datė 18 Shtator 2012. Fituesit nė universitete pėr herė tė parė sivjet do tė kenė mundėsi tė regjistrohen online nė programin e studimit pranė universitetit pėrkatės. Kjo do tė thotė se maturantėt mund tė regjistrohen me anė tė njė kompjuteri qė ka internet pa patur nevojėn tė shkojnė pranė sekretarive mėsimore tė universiteteve. Gjithashtu pėr herė tė parė kėtė vit studentėt kanė njė mundėsi mė shumė se nė vitet e kaluara. Njė student fitues nė fazėn paraprake nė njėrėn nga preferencat e zgjedhura me anė tė formularit A2, mund tė regjistrohet pėrfundimisht nė atė program. Kėtė studenti mund ta realizojė gjatė aplikimit online duke klikuar mbi “Konfirmoj regjistrimin pėrfundimtar nė preferencėn e fituar”. Nė kėtė mėnyrė, studenti deklaron se dėshiron tė qėndrojė nė kėtė preferencė dhe nuk vazhdon garėn mė tej. Manuali orientues pėrkatės qė udhėzon studentin si tė regjistrohet online do ta gjeni nė faqet zyrtare tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės dhe Agjencisė Kombėtare tė Provimeve. Nėse edhe pas futjes tė tė dhėnave personale tė shfaqura nė modulin e aplikimit, studeni nuk lejohet tė vazhdojė aplikimin pėr shkak tė pasaktėsisė tė tyre, ai duhet tė provojė pėrsėri duke futur saktė tė dhėnat e tij personale qė i kėrkohen. Kur sistemi i gjen ato tė sakta, studenti lejohet tė vazhdojė regjistrimin. Nė tė kundėrt, studentit i shfaqet mesazhi se duhet tė shkojė pranė sekretarisė mėsimore tė universitetit pėr tu regjistruar. Studenti i regjistruar on-line, merr nė adresėn e vet tė email-it, njė username dhe password me tė cilat ai mund tė futet nė system dhe gjen informacionin qė u regjistrua. Mbas pėrfundimit tė regjistrimit sė kėsaj faze, do tė shpallet lista pėrfundimtare e fituesve sipas universiteteve dhe programeve tė studimit. Kandidatėt duke pėrdorur username dhe password-in e tyre tė fazės paraprake, mund tė shohin preferencėn (universitetin dhe programin) nė tė cilėn kanė fituar gjatė vazhdimit pėr njė preferencė mė tė lartė. Nė datė 8 Tetor 2012, kandidatėt fitues fillojnė mėsimet nė universitet nė programin ku ata kanė fituar. Gjatė javės sė parė tė frekuentimit tė studimeve universitare nė programin qė studenti ka fituar, dorėzohen pranė sekretarisė mėsimore dokumentet qė kanė tė bėjnė me pagesėn e tarifės sė studimeve dhe kopjes sė kartės sė indentitetit.


Si veprohet kur ke gabim gjeneralitetet ne diplome?
Pėr studentin i cili na ka thėnė qė ka gabim emrin e babait nė diplomė, ėshtė e vėrtetė qė regjistrimi bėhet mbi bazėn e ēertifikatės sė dėrguar qė nė fillim. Ėshtė mirė tė korrigjohet gabimi se me kalimin e kohės mund tė ketė probleme dhe pasoja. Diploma mund tė refuzohet brenda njė muaji (nėse ka gabime). Ju lutemi kontaktoni me Sekretarinė Mėsimore (SM) pėrkatėse pėr tė marrė njė zgjidhje tė mėtejshme.


Dicka me shume mbi Studentėt e zgjedhur nė Kėshillat e Fakulteteve?
Studentėt e zgjedhur nė Kėshillat e Fakulteteve janė pjesė e vetė kėtyre kėshillave dhe emrat e tyre mund tė gjenden pranė sekretareve tė dekanėve, tė cilat mbajnė protokollin e mbledhjeve tė Kėshillave tė Fakulteteve, ku marrin pjesė edhe studentėt. Zgjedhja e tyre nė kėto pozcione ėshtė kompetencė vetėm e Kėshillit Studentor tė Universitetit tė Shkodrės (K.S.U.SH) .


A kane lidhje pushimet e Ciklit parauniversitar me ate universitar?
Pushimet e studentėve nė USH janė tė pėrcaktuara nė strukturat mėsimore dhe nuk kanė lidhje me pushimet e shumta tė ciklit parauniversitar.


Sa provime mund te jepen brenda nje dite?
Si rregull i shkruar nuk lejohet mė shumė se 1 (njė) provim nė ditė.


A mund tėhiqen module nga provimet dhe si llogariten kreditet pėr to?
Heqja apo jo e moduleve ėshtė e pėrcaktuar nė Rregulloren e ēdo Universiteti. Nė Rregulloren e USH-sė, ėshtė mjaft e qartė qė kreditet e moduleve nuk llogariten nė kreditet e pėrgjithshme (gjithmonė nėse nuk janė marrė tė gjitha modulet e njė lėnde).


A kanė pėrfunduar regjistrimet pėr MASTER dhe kur fillojnė regjistrimet Part-Time 2011-2012 ?
a) Regjistrimet pėr MASTER pėrfundojnė me datė 15 tetor. Mendojmė se tė gjithė studentėt kanė qenė tė informuar nga ne ēdo ditė pėr kėtė, pasi edhe fluksi i regjistrimit tė tyre ka qenė goxha i lartė. b) Regjistrimet pėr sistemin Part-Time, pėr vitin e parė (I) fillojnė me datė 17 tetor 2011 deri me datė 21 tetor 2011. Pėr vitet e dyta (II) dhe tė treta (III) mėsimi do tė vazhdojė normalisht qė nga data 01/11/2011.


Si bėhet likuidimi i njė lėnde tė mbartur?
1. Nėse njė student nė USH-nė “Luigj Gurakuqi” ėshtė nė vitin e dytė (II) dhe ka njė lėndė tė mbartur nga viti i parė (I) i studimeve, atėherė likuidimi i kėsaj lėnde bėhet nė varėsi tė semestrit (sezonit) qė ka qenė kjo lėndė nė vitin e parė (I). Nėse lėnda e vitit tė parė (I) i takon semestrit tė dytė (II) lėnda mund tė likuidohet nė shkurt, nėse ėshtė lėndė e semestrit tė parė (I), ajo do tė shlyhet nė sezonin e qershorit.


Kur fillon mesimi per sistemin Part-Time?
Sistemi part - time pėr vitet e dyta dhe tė treta fillon me datėn 1 nėntor 2011.


Dallimi midis masterit Profesional dhe atij Shkencor?
Dallimi i +1 me +2 ėshtė: se +1 ėshtė Master Profesional (ku pėrfshihen masterat pėr Mėsuesi), ndėrsa +2 ėshtė Masteri Shkencor, i cili ka kuota mė tė kufizuara dhe normalisht tė tjera tarifa. Fakulteti i Drejtėsisė ka 2 Mastera Shkencorė: 1. E Drejta private e biznesit (30 kuota) dhe 2. E drejta kushtetuese dhe administrative (30 kuota).


Kur shperndahen diplomat e Punes Sociale?
Shpėrndarja e diplomave (jo vetėm pėr Punėn Sociale), por edhe pėr degėt e tjera bėhet kur t'i pėrgatisin fakultetet pėrkatėse. Tek Rektorati ato shkojnė vetėm pėr firmė dhe vulė. Ju sqarojmė se nė Rektoratin e USH-sė asnjėherė nuk ka vonesa pėr asnjė arsye. Nėse ato janė gati, studenti duhet tė interesohet tek Sekretaritė Mėsimore (SM) tė Fakulteteve.


Dicka me shume per kuotat e parealizuara?
Nė lidhje me kuotat e parealizuara nė universitet, ato do tė plotėsohen vetėm nga Ministria e Arsimit. Tek Rektorati i USH-sė vijnė vetėm listat me emrat e fituesve dhe mbi bazėn e kėtyre listave bėhet regjistrimi i studetėve. Pėr kėtė fazė duhet tė interesoheni pranė Drejtorive Rajonale Arsimore tė qyteteve pėrkatėse.


Mbi Modulet?
Nė lidhje me modulet: Asnjė fakultet nuk mund t'i heqė ato. Rregullorja e Studimeve ėshtė e njėjtė pėr tė gjithė dhe zbatimi i saj bėhet njėlloj nga tė gjithė Fakultetet.




Fusha Financiare

A mund te merren (kundrejt tarifes) auditoret e USH per organizimin e aktiviteteve te ndryshme? Sa eshte tarifa?
Nė mbėshtetje tė vendimit nr.134 dt.06/07/2009“Pėr tarifat e shėrbimeve”informojmė se auditoret e Universitetit tė Shkodrės“Luigj Gurakuqi”mund tė merren me qera nga personat e tretė vetem pėr qėllime akademike, shkencore dhe kulturore, me tarifat si mė poshtė: Auditor i madh(A1,A2,A3) 10.000(dhjetė mijė)lekė ora Auditor i mesėm 5.000(pesė mijė)lekė ora Auditoret e tjera 2.000(pesė mijė)lekė ora Nė rastet e aktiviteteve qė zgjasim mė shume se 3 ditė, mund tė jepen me 50% tė tarifės.


Cilat jane tarifat per degte e Part -Time?
Tarifat pėr programet e studimit Part-Time, vijnė me shkresė nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencės (MASH), sėbashku me datat e regjistrimit tė studentėve dhe kriteret e pranimit. Akoma nuk kemi asnjė shkresė tė tillė tė mbėrritur tek Rektorati i USH-sė.


A kanė tė drejtė burse studentėt e sistemit Part-Time?
Nėse studentėt e sistemit Part-Time kanė tė drejtė burse apo jo, duhet tė informohen mė saktėsisht pranė Degės sė Financės, por (duke iu referuar viteve tė kaluara) Ministria e Arsimit dhe Shkencės aprovon bursa vetėm pėr sistemin me kohė tė plotė.


A fitojne burse Studentėt qė janė nga qyteti i Shkodrės?
Studentėt qė janė nga qyteti i Shkodrės nuk pėrfitojnė bursė. Vetėm studentėt nga rrethinat, pra jashtė qytetit.


Ku duhen sjell dokumenat pėr bursė ?
Nė lidhje me bursat e studentėve tė viteve tė dyta (II), tė treta (III) dhe tė katėrta (IV), dokumentacioni duhet tė sillet pranė Rektoratit tė Universitetit tė Shkodrės “Luigj Gurakuqi” (pranė Degės sė Financės). Vetėm pėr studentėt e viteve tė para (I), dokumentat pėr bursat vijnė nga Komunat dhe Bashkitė pėrkatėse.


Afati i fundit i aplikimit pėr bursė
NXITONI! Afati i aplikimit pėr bursa ėshtė deri me datėn 10/11/2011.


Kur duhet te aplikoj per burse dhe cfare dokumentash me duhet te sjell?
Mbeshtetur ne VKM nr. 759, dt.15.09.2010 “Per kuotat financiare te ushqimit ne mensa e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxenesve dhe te studenteve, ne institucionet arsimore publike, per vitin shkollor 2011-2012”, njoftojme se: DOKUMENTAT QE DUHET TE PARAQESE STUDENTI PER BURSE PER VITIN AKADEMIK 2011-2012 JANE SI ME POSHTE: a. Vertetimin qe jane studente b. Kerkese me shkrim per tu trajtuar me burse STUDENTET NGA BASHKITE (QYTETET) * Certifikata e gjendjes familjare (nuk pranohet certifikata e ndarjes nga trungu familjar, vetem ne rastet kur studenti eshte i martuar) * Vertetimet e te ardhurave per secilin pjesetar te familjes * Per pjesetaret e familjes qe jane pa pune, do te paraqitet vertetimi i zyres se punes qe verteton papunesine * Vertetim nga zyra e perkrahjes sociale ku te percaktohet vlera ne leke dhe masa e plote apo e pjesshme. * Vertetimet e pagave apo pensioneve duhet te jene te kompletuara edhe me kompensimet, ne rast te kundert nuk do ti pranojme * Dokument nga zyra e tatimeve(nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve) qe te vertetoje se familja e studentit nuk ushtron aktivitet privat (theksojme FAMILJA) * Nr.Iban nga Banka e nivelit te dyte STUDENTET NGA KOMUNAT (FSHATRAT) * Certifikata e gjendjes familjare * Vertetimin qe familja e tij merr ndihme ekonomike te plote apo te pjesshme dhe ne vlere leku (vertetimi duhet te jete me dy firma dhe me vule te paster). Studenti duhet te hartoje e te nenshkruaje listen e dokumentave te dorezuara duke shenuar sipas dokumentave qe dorezon, nr. E protokollit te dokumetit perkates dhe daten e tij. Dokumentat duhet te jene te 3 – muajve te fundit. Dokumentat te dorezohen dorazi prane zyres se finances Afati i dorezimit te dokumentacionit 18 tetor deri me date 10 nentor 2011 Orari 14:00 deri ora 18:00 FINANCA




Powered by WPP